Derby Inter-Milan për Sotir Ninin?Agjenti i lojtarit të Panathinaikosit, Francesco Musarra mohon tratativat

Publikoje ne:
Lojtari shqiptar Sotir Nini (Sotiris Ninis për grekët) është në vëmendjen e Interit, por edhe të AC Milan. Agjenti i lojtarit të Panathinaikosit, Francesco Musarra, foli për FC InterNews, në lidhje me situatën e futbollistit nga Himara. “Dëshiroj të saktëso se unë bashkëpunoj me agjentin e tij grek, Yannis Evangelopuolos, dhe mund të them se për Ninin nuk kemi pasur e nuk kemi asnjë trativë në zhvillim e sipër me asnjë skuadër italiane”. Javët e fundit, fantazisti shqiptar kishte përfunduar në debatet në distancë midis Inter e Milan, dhe dukej se kishte një derbi në merkato për futbollistin.
E Premte, 18 Shtator 2009