Bunjaku mbetet në Bundesligë

Nurnberg e ka siguruar të dielën statusin e anëtarit të Bundesligës së parë gjermane edhe për një vit, pasi u tregua më i suksesshëm sesa Augsburg, në përballjen e dyfishtë të barazhit. Ekipi i Albert Bunjakut i fitoi të dyja ndeshjet, të parën në shtëpi me rezultat minimal 1:0, ndërsa të dytën si mysafir 0:2.
Golat për Nurnberg i realizuan Gundogan, në minutën e 34-t dhe Choupo-Moting nga penalltia (63’).
Vendësit luajtën pa një futbollist nga minuta e 57-të pasi Traore u ndëshkua me karton të kuq. Bunjaku, i cili në këtë ndeshje luajti 75 minuta (ia lëshoi vendin bashkëlojtarit Mintal), ka luajtur një rol të rëndësishëm për Nurnberg këtë sezon duke realizuar 12 gola, në debutimin e tij në elitën e futbollit gjerman.
Paraqitjet e tija të mira kanë bërë që ai të kërkohet nga disa skuadra, andaj sezonin e ardhshëm nuk dihet nëse gjilanasi do të jetë pjesë e ekipit aktual.