E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi larg Bajernit: Se di në do qëndroj

E ardhmja

E ardhmja e Frenk Riberi duket se është gjithnjë e më larg Bajernit të Mynihut. Ai që e konfirmon një gjë të tillë është pikërisht vetë fantazisti francez, në një prononcim në mikrofonat e televizionin francez “TF1”: “Ende nuk e di se cila do të jetë e ardhmja ime. Për momentin ka 50% mundësi që të qëndroj dhe 50% të tjera që të largohem. Shpresoj se do të mësoj më shumë pas përfundimit të botërorit Afrikë e Jugut 2010”. Në gjurmët e fantazistit francez janë si gjithnjë Reali i Madridit dhe Barcelona. Por ylli i Bajernit është i preferuar edhe nga Juventusi, i cili mund të shesë Diego dhe paratë që do të përfitojë t’i përdorë për të afruar francezin.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›