Rihapet portofoli, Kaka, ëndrra e Çelsit
Ançeloti
Karlo Ançeloti po mendon për sezonin e ardhshëm, atë në të cilin çelsi “duhet të fitojë Champions League”, siç ka deklaruar trajneri pas fitores ndaj Portsmuthit. Prandaj në planet e tij dhe të Roman Abramoviç do të jenë edhe disa blerje të mëdha. Padroni rus ka vendosur ta rihapë portofolin dhe do të provojë t’i dhurojë trajnerit beniaminin e tij, Kaka. Braziliani pas një sezoni me ulje-ngritje te Reali, do të shkonte në këmbë në “Stamford Bridge” dhe është e vërtetë që rroga e tij (200 mijë euro në javë) nuk do të ishte problem për Abramoviç, por situatën e komplikojnë 5 vitet kontratë dhe 65 milionë e derdhura nga spanjollët për ta blerë atë. Por marrëveshja mund të arrihet për rreth 50 milionë euro.
#