E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bunjaku shënon sërish(Video)

Albert Bunjaku e ka shënuar gol në barazimin e skuadrës së tij Nurnberg me rezultat 2:2 me Werder Bremen.

Sulmuesi kosovar e shënoi golin e dytë në minutën e 33-të. Ai u zëvendësua në minutën e 55-të nga bashkëlojtari Vidosic.

Para Bunjakut, për vendësit kishte shënuar Eigler qysh në minutën e tretë të ndeshjes. Ndërsa, golat për Werder i shënoi Hunt (71 e 90).

Për Bunjakun ky ishte goli i pestë në elitën e futbollit gjerman.

Pas këtij barazimi, Nurnberg mbetet në pozitën e 16-të në Bundesliga 1 me 9 pikë të tubuara. Xhiron e ardhshme, kjo skuadër do të luajë kundër Mainz.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›