Bunjaku takon të deleguarin e UEFA-së për Kosovën

Vazhdojnë kontaktet mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe institucionit më të lartë të futbollit evropian, UEFA-së. Përfaqësuesi i FFK-së për Evropë, Albert Bunjaku, është takuar të premten në Stokholm të Suedisë me Jacob Erel, të deleguarin e UEFA-së për cështjen e futbollit të Kosovës.
Përvec tjerash është biseduar edhe për shkollimin e kuadrove profesionale si dhe për infrastrukturën e futbollit në Kosovë
"Erel tha se kjo mund të bëhet qysh tani pa marrë parasysh statusin e Kosovës dhe se do të punojë në realizimin e projektit të paraqitur nga Albert Bunjaku dhe kjo do të bëhet tërësisht nga UEFA e cila do të përkujdeset për financimin e projektit që do të zgjatë nga 3 deri 5 vjet, si dhe për seleksionimin e instruktorëve profesional të edukimit", thuhet në një kumtesë për media të lëshuar FFK që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu.
Ndërkohë të deleguarit e UEFA-së për futbollin e Kosovës i është bërë edhe një ftesë zyrtare për të vizituar Kosovën, ftesë të cilën Erel e ka pranuar me kënaqësi dhe ka premtuar se kjo do të ndodhë pasur zgjedhjeve për kryetar të organit më të lartë të futbollit evropian që do të zhvillohen në muajin janar të vitit të ardhshëm.