E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indrit Fortuzi, rifillon



Nuk mund të vazhdojë më aventura e Indrit Fortuzit për të bërë tri ndeshje rresht. Sulmuesi fatsjellës i Iraklisit në dy ndeshjet e fundit është dëmtuar dhe nuk do jetë në listën e lojtarëve në ndeshjen kundër Egaleo. Lajmin e jep vetë trajneri Bubenko, që ka shprehur dhe keqardhjen e tij. "Gjendja e tij fizike nuk është dhe aq e mirë, për shkak të dëmtimit. Nëse do të ishte në kondicionin e duhur do të bënte pjesë në 18-she. Fortuzi është i aftë të ndryshojë ndeshjen brenda një dhjetë minutëshi", është shprehur trajneri i Iraklisit për sitin grek sportime.gr. Përfundimisht, Fortuzi rifillon serish një fazë të re të dëmtimeve. Mina Petro

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›