E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bunkeri misterioz i Assangese

Nga Express me 10 dhjetor 2010 ne ora 1353

Sikurse vete jeta e mistershme e Julian Assange bosit te 145Wikileaks146 po aq i mistershem mbetet edhe bunkeri ku ai ka te fshehura 251 000 kabllogramet amerikane.
Mediat britanike kane mundur te sigurojne foto ne brendesi te bunkerit nga ku ka nisur shperndarja e dokumenteve sekrete te cilat kane shkaktuar nje tronditje boterore.
I ngjashem me skenat e filmit 145Agjenti 007146 bunkeri quhet 147Pionen data Centre148 i ndertuar 100 metra nen toke.
Gjate Luftes se Ftohte bunkeri berthamor eshte perdorur per qellime ushtarake ndersa sot ne menyre po aq paradoksale po perdoret nga Julian Assange si qendra e nje lufte tejet te vecante ne llojin e saj.
Vendndodhja e tij ndodhet ne parkun Vita Berg ne afersi te kryeqytetit suedez Stokholm.
Bunkeri qe mban sekretet amerikane tashme te poseduara nga Assange dhe organizata 145WikiLeaks146 eshte rihapur ne vitin 2008.
Ndertimi i ketij bunkeri mban firmen e arkitektit suedez Albert France-Lanord i cili e mori inspirimin per ta projektuar ate nga skenat e filmit 145Agjenti 007146.
Eshte ende e paqarte se si Assange mundi te marre ne perdorim sherbimet qe ofron 147Pionen data Centre148 ku ai ka ruajtur materialet e perfituara nga nje burim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›