Rusia Xhulian Asanzh meriton Cmimin Nobel per Paqe

Burime prane zyres se Presidentit rus Dmitri Medvedev sugjeruan qe themeluesi i Wikileaks Xhulian Asanzh duhet te fitoje Cmimin Nobel per Paqen.
Teksa Medvedev ishte ne Bruksel per samitin Rusi-BE burimi tha per agjencite ruse te lajmeve se organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare duhet te mendojne se si ta ndihmojne Azanzhin. Mbase ta nominojne si laureat per Cmimin Nobel per Paqe.
Keto deklarata ndryshojne nga reagimi fillestar i zyrtareve ruse lidhur me kabllot diplomatike te cilat e quanin Rusine shtet mafioz dhe vinin kryeministrin Putin dhe Presidentin Medvedev ne rolin e Batmanit dhe Robinit.
Vladimir Putin i kishte quajtur kabllot diplomatike arrogante dhe jo etike ndersa Presidenti Medvedev kishte deklaruar se rrjedhjet nuk meritonin koment.
Themeluesi i Wikileaks Xhulian Asanzh eshte zhvendosur per ne burgun e Wandsworthit ne Britanine e Madhe. Ai u arrestua pas leshimit te nje mandati evropian arresti nga Suedia e cila akuzon per perdhunim dhe ngacmime seksuale.