E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA gjykata denon tre oficere policie

Nje juri federale ne Shtetet e Bashkuara ka denuar tre oficere policie dhe ka shfajesuar dy te tjere lidhur me vrasjen e nje personi pasi uragani Katrina kishte permbytur Nju Orlinsin ne vitin 2005.

Juria denoi oficerin David Warren per keqtrajtimin dhe qellimin me arme te 31-vjecarit Henry Glover.

Oficeri tjeter Gregory McRae eshte denuar se ka djegur trupin e viktimes pas vrasjes ndersa togeri Treavis McCabe sepse kishte shkruar nje raport te rreme mbi ngjarjen.

Nderkohe togeri Deayne Scheuerman dhe ish-kolegu i tij Robert Italiano jane shfajesuar nga te gjitha akuzat.

Gjyqi eshte i pari i nje seri ceshtjesh qe jane hapur ndaj policise se Nju Orlinsit per abuzime te kryera pas uraganit qe bllokoi mijera banore ne shtepite e permbytura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›