E Diel, 1 Nëntor 2026

Buqe Çitaku shtatzënë, zbulohen fotot

 Modelja kosovare seksi Buqe çitaku së shpejti pritet të bëhet nënë. Shtatzëninë e saj e konfirmojnë fotot të cilat ajo tashmë i ka vendosur tek profili zyrtar në face book. Edhe pse është gati në muajt e fundi të lindjes, modelja në linjat e saj duket shumë në formë. Pritet që të jetë një ndër mamatë seksi të sfilatave. Ka kohë që Buqja ka ndërprerë çdo aktivitet i cili lidhet me modën pasi tashmë ajo është martuar dhe jeton së bashku me familjen e bashkëshortit në Zvicër. Muajin e mjaltit, çifti e kaloi në brigjet e nxehta të Dubait në një periudhë të gjatë, pushim ky të cilin e priste edhe çifti. Nga aty, ata udhëtuan përsëri për në Zvicër ku edhe vazhdon impenjimet në biznesin e tij bashkëshorti i Buqës, Arbeni, i cili ka një të kaluar të suksesshme si model në shtetin zviceran kurse tani njihet si një biznesmen në po të njëjtin shtet. Pas lindjes, pritet që edhe modelja të inkuadrohet në punët e bashkëshortit por nuk përjashton edhe oferta e ndryshme të cilat mund të vinë në adresë të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›