Rezear Xhaxhiu - Politikanët? Sa të mërzitshëm kur i interviston
Ermira ShpetimiKonsiderohet si një ndër emisionet më të ndjekura për fashon e orarit të mëngjesit. Që prej pesë vitesh drejtohet nga dyshja Rezear Xhaxhiu e Jonida Shehu. Në tetorin e kaluar u vlerësua nga Akademia e Vlerësimit vjetor për RTV-të si emisioni informativ më i ndjekur. Dhe në fakt duket se ka një sekret prapa të cilit qëndron jetëgjatësia dhe shikueshmëria e një prodhimi të tillë televiziv. Rezear Xhaxhiu rrëfen për herë të parë atë çka nuk na e përcjell dot nga ekrani. I vlerësuar pak ditë më parë nga Co-oplani me çmimin e lidershipit për median, si një ndër gazetarët profesionistë më të spikatur të medias elektroike, Xhaxhiu thotë se çmimi në fakt nuk iu dha për “Zip”. Por ai tregon se “Zip” është edhe “lavdia” por edhe “mallkimi” i tij. Dhe ka një arsye... çmimi i lidershipit ishte për drejtimin e “Zip” apo një vlerësim për krejt karrierën tuaj?Ishte një çmim që ofrohet për personalitetin më të spikatur në fushën e medias, pra një lloj vlerësimi për një karrierë të gjatë dhe solide që ka evoluar me dinjitet ndër kohë, sipas organizatorëve. Pra nuk ka të bëjë me “Zip” pasi ai është një emision i vonët i imi. Ka vetëm pesë vite jetë. Ndërsa unë në gazetari kam afro 20 të tilla.Megjithatë ju u bëtë më i njohur dhe i afërt me publikun me këtë emision.Jo nuk është tamam ashtu. “Zip” nuk më bëri të njohur, por më bëri të përditshëm. Kush ka ndjekur tv që nga 1998 do të më ketë parë kur punoja dhe drejtoja emisione në TVA, kur jepja intervista apo kur raportoja nga Këshilli i Evropës në Strazburg.Si ia bëni që të mos jeni i mërzitshëm? Të mendosh çdo mëngjes për pesë vite me radhë...Duke i thënë audiencës gjëra që janë në interes të saj. Pra unë pyes të ftuarit në studio (ministër, drejtor KESH-i, apo kryetar komune) njësoj sikundër do të donte t’i pyeste ata dikush që i është përbytur shtëpia në Dajç apo Obot, por që nuk ka mundësi ta bëjë këtë. Mundohem të jem i drejtpërdrejtë në pyetje kur kam në studio një kryetar partie, një doktor, një funksionar policie, një drejtor burgjesh apo edhe qoftë edhe një prostitutë. Sekreti i një drejtuesi është të mos përdorë fasada boshe.Cilët janë të ftuarit më interesantë të studios tuaj. Ata që do të donit t’i kishit sa më shpesh në studio?Njerëzit e artit e të kulturës. Ka shumë botë kur bisedon psh me Zhani Cikon, ka pak Vjenë në bisedë me të. Po kështu psh me Sajmir Kubaron kur përcjell shkollën franceze të filmit dhe të regjisë apo Agron Alijan e frymës ruse të dansit. Me këta por edhe me të gjithë të ftuarit e këtij soji, bisedat rrjedhin nëpër shtrate të gjëra idesh ku ka edhe estetikë edhe art por edhe qëndrime të ndryshme e origjinale mbi to. Sa ia lejoni vetes që të bëni jo vetëm intervistuesin por edhe analistin në “Zip”?Unë jam gazetar drejtues dhe jo analist në emisionin tim ndaj nuk më takon të shpreh qëndrimet e mia. Për këtë arsye përdor maskën e dyllit. Pra të tregohem i ftohtë edhe kur nuk jam dakord me dikë.A ju lodh kjo maskë?Jo, më shpëton nga njëanshmëria. Shikoni, shumë njerëz, por nga ata të thjeshtit, ajo që ndryshe quhet audiencë masive, kur më takojnë në rrugë më pyesin “Po ti me kë je, me të majtët apo me të djathtët” (këtu në Shqipëri kjo është një pyetje sa naive aq edhe standarte). Dhe mua më kujtohet maska, dhe si për t’i rënë shkurt u përgjigjem “me profesionin, atë të vërtetin”.Ndoshta për këtë arsye keni marrë edhe çmimin. Por a ka një cmim të qënurit i pavarur?Mundet ta kem marrë edhe për këtë. Madje kur më thanë që e kam marrë vetëm për këtë, u ndjeva mirë dhe kuptova se jam pjesë e atij komunitetit gazetarësh profesionistë dhe me integritet, që kanë bërë mirë punën e tyre. Ka shumë të tillë në Shqipëri.Po politikanët, si janë ata në studion tuaj?Të mërzitshëm. Të njëtrajtëshëm. Ka shumë nga ata që e di se pas tri fjalish do të thonë një steriotip dhe më pas një gënjeshtër. Politikanët shqiptarë kanë një fjalor tmerrësisht të varfër dhe një gjuhë pa ngjyrë. Por ajo që më çudit është besimi që kanë te vetja, se i dinë të gjitha, edhe pse në jo pak raste thonë vetëm broçkulla. Megjithatë kanë filluar ta njohin kameran. Madje disa prej tyre e njohin aq mirë, sa duket sikur kanë vite që punojnë në studio televizive. Kërkojnë të grimohen, të dinë se kujt kamere t’i drejtohen. Mjeshtra të vërtetë.A ka një personalitet që e veçon posaçërisht?Prof Përparim Kabon. Një uridit i frikshëm. E thërras një herë në vit kur bëjmë rezymenë e vitit që mbyllet. Biseda me të ka një impakt të paparë sepse prof. Kabo arrin të zbërthejë deri në inde personazhe e ngjarje, zhvillime dhe fenomene. Me të dhe me të ftuar të tjerë si ai, e ndjej që jam brenda një gazetarie evropiane. Ku pyetja është pyetje dhe përgjigjia, përgjigje. Dhe ndjehem i kënaqur.Po i lodhur jeni? Kur do të thoni stop me “Zip”-in?Në disa raste jam më shumë se i lodhur. Unë ngrihem që në 5:30 të mëngjesit. Për dy vjet me radhë e bëj këtë. Por gjithsesi këto janë “në disa raste” pasi në pjesën tjetër jam ok me veten ose të paktën kështu dukem, kur them çdo mëngjes “zonja e zotërinj, mirëmëngjes, unë jam Rezear Xhaxhiu dhe ju jeni në “Zip”. Askush nuk e di si jam përtej kësaj përshëndetjeje. Se mund të kem fjetur vetëm tre orë, se mund të jem me një temperaturë të lartë apo me hipertension. Dhe kjo vazhdon për javë të tëra, pse jo, edhe për vite me radhë….Mos do të thoni që keni menduar ta braktisni “Zip”-in?Jo, nuk desha të thoja tamam këtë. Por thjesht u ngacmova nga fjala “lodhje”. Ju kujtohet se me sa elegancë e përdori Besnik Mustafaj këtë term, kur u largua nga posti i ministrit? Në ekran nuk ka braktisje, ka vetëm ndryshime. Sot me “Zip”, nesër ku i dihet.Pse nuk e keni ftuar ndonjëherë Berishën në studio?Nuk përbën tipin tim të intervistuesit. Shikoni, Berisha nuk thotë asgjë të re në studio. Ka një lloj imponimi të mërzitshëm dhë kërkon të thotë vetëm ato që do ai, edhe pse ti kërkon ta “mposhtësh” me pyetje të drejtpërdrejta.