E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renidona Zeneli - Si më kërcënuan organizatorët e konkursit “Miss Qween”

 Redona SadikuNjë miss që denoncon eksperiencën e saj zhgënjyese nga një konkurs bukurie. Bëhet fjalë Renidona Zenelin, vajzën që u shpall vjeshtën e vitin 2009 “Miss Qween Albania”. Me këtë kurorë ajo ishte e para që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Qween of the World”, organizuar në Berlin (Gjermani), garë bukurie që këtë vit shënoi edicionin e tij të 20-të. është kthyer me një çmim elegance, ndërsa ka kërkuar të denoncojë konfliktin me organizatorët e këtij konkursi në Shqipëri, të cilët sipas saj i kanë kërkuar 10 milionë lekë për të blerë votat e jurisë    Renidona ti u shpalle “Miss Qween of Albania”, kurora që ndoshta e kishe ëndërruar. çfarë eksperience ishte për ty?Sa e bukur aq edhe stresuese. Bëhet fjalë për një kurorë që më shkaktoi shumë telashe dhe më hapi probleme. Nuk e kisha menduar që ajo kurorë do më kushtonte dhe në para. Pse çfarë ndodhi?Dihet që përzgjedhja u bë në momentin e spektaklit më 20 nëntor, por unë e dija nga organizatorët më parë që isha e zgjedhura e tyre, sepse ata donin një vajzë të bukur, me përmasa shumë të rregullta për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Qween of the World”, që do organizohej në Berlin. Por doli një problem. çështja ishte që ata ma thanë këtë si premtim, pra ata do të  më shpallnin fituese në këmbim të 10 milionë lekëve, pasi sipas tyre duhet të paguhej juria që të më shpallte mua. Përndryshe anëtarët e jurisë do zgjidhnin kë të donin ata… Por ti u shpalle fitues. Ua dhe paratë?Në fakt unë nga dëshira për t’u shpallur “Miss Qween” kërkova sponsor dhe arrita të gjeja 3 milionë lekë. Ua dhashë organizatorëve para konkursit, dhe u kërkova që pjesën tjetër do mundohesha t’i gjeja më vonë. Por menaxheri i Agjencisë “AS” më tha që duhen paratë patjetër përndryshe nuk mund të shpallesha dot fituese. Një natë para konkursit kam përjetuar shumë emocione të këqija dhe i kisha humbur shpresat për kurorën, sa kur më thirrën emrin si fituese gjatë konkursit nuk m’u besua. Nga anëtarët e jurisë mësova se isha votuar me dëshirë dhe jo me imponim nga ata, dhe se nuk kishin marrë para nga organizatorët e Agjencisë “AS”, që të më shpallnin mua fituese ashtu siç më ishte thënë mua.Më vonë shkove në Berlin, ku përfaqësove Shqipërinë për herë të parë. Kush i mbuloi shpenzimet?Po, ditët më vonë unë shkova në Berlin duke sjellë me vete një eksperiencë shumë të mirë. Mora çmimin “Miss Qween of Elegance”. Të gjitha shpenzimet i mbulova vetë personalisht. Pas kthimit nga Berlini, si vazhdoi çështja e parave? Kur e ktheva nga Berlini vazhdoi e njëjta histori. Mora kërcënime nga më të ndryshmet nga organizatorët, të cilët më kërkonin pjesën tjetër të lekëve, dhe bëhej fjalë për 7 milionë lekë.  Arsyeja, pasi ata këmbëngulnin që u kishin dhënë para anëtarëve të jurisë, që të fitoja unë. Siç e përmenda më sipër, realiteti ishte shumë ndryshe, pra ata nuk kishin paguar asnjë anëtar jurie për mua.Përmende fjalën “kërcënime”, si, në ç’mënyrë të kanë kërcënuar?Në të gjitha mënyrat, aq sa nuk di si ta përshkruaj. Tashmë janë tërhequr disi, vetëm pas ndërhyrjes së të dashurit tim.Pse je e bindur që ata vërtet nuk kanë paguar për ty, ndoshta juria e ruan sekret këtë fakt?  Kam miqësi me ta dhe më kanë pohuar me sinqeritet se në asnjë mënyrë nuk janë paguar. E them me bindje se disa prej tyre i njoh mirë. U njohe ti me një rregullore para konkursit, nënshkrove ndonjë kontratë?Unë u njoha me një kontratë që e firmosa për një vit. Por nga çfarë shkruhej aty, nga ai konkurs përveçse një titull dhe një emër asgjë tjetër nuk kam fituar, përveç kam dhënë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›