E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg 12 te arrestuarveElezajt i komunikohet vendimi ne Spital

TIRAN- Gjyqtares Blerina Muca iu deshen rreth tri ore kohe per ti njohur te 12 te arrestuarit e skandalit te mbetjes se naftes me emrin Vergine me vendimet e masave te sigurise ndaj te cileve ishte caktuar ne mungese arresti me burg pa afat. Para gjyqtares se masave ne sallen nr.1 te Gjykates se Shkalles se Pare qe ndodhet ne katin e pare te kesaj ndertese dolen nje nga nje te 11 te arrestuarit e ketij skandali.


Gjithashtu po kjo gjyqtare e shoqeruar nga avokati mbrojtes Fatos Shanaj sekretarja gjyqesore dhe ftuesi vizituan ne ambientet e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ne kryeqytet te arrestuarin Hajri Elezaj te cilit i komunikuan vendimin e mases se sigurise. Vete biznesmeni Elezaj nuk ka preferuar te flase para gjyqtares duke u justifikuar se nuk ndihet mire me shendet pasi ka probleme me zemren.


Avokati mbrojtjes Fatos Shanaj ne fjalen e tij ka kerkuar nga gjyqtarja ti ndryshoje masen e sigurise te caktuar kater dite me pare pasi klienti i tij nuk mund te qendroje ne qeli per shkak te problemeve shendetesore.


Por gjyqtarja Muca edhe kunder ketyre pretendimeve vendosi te lere ne fuqi vendimin e saj te dhene ne mungese kater dite me pare me pretendimin se nuk kane ndryshuar rrethanat qe nga dita e caktimit te kesaj mase sigurie.


Nderkohe per dy personat e shpallur ne kerkim Gazmend Serjani dhe Bledar Rama vazhdon te mbetet ne fuqi vendimi i dhene ne mungese. Para gjyqtares Muca i pari qe doli per verifikimin e mases me personin e arrestuar ishte punonjesi i tatimeve Dashamir Kasaj i cili perkunder pretendimeve te mbrojtjes u la ne burg deri ne perfundim te hetimeve.


Me pas ishte doganieri i Doganes se Vlores i arrestuari Edmond Ferraj qe doli para gjyqtares duke pretenduar se nuk ishte njohur me vendimin e caktuar ne mungese nga gjyqtarja Muca duke i kerkuar kesaj te fundit te lirohet per mungese provash.


Perkunder ketij pretendimi gjyqtarja vendosi te mos e ndryshoje vendimin e dhene ne mungese ndaj tij. Me te perfunduar verifikimin e mases per te arrestuarin Ferraj para gjyqtares doli biznesmeni Ilias Fisheku i njohur ndryshe si Lad Fisheku.


Ky i fundit nuk preferoi te fliste per akuzat ndersa avokati mbrojtes kerkoi qe te lirohet me pretendimet se kompania qe ai drejton nuk ka lidhje me mashtrimet per te cilat e akuzon prokuroria. Kompania Fisheku sh.a. qe drejtohet nga klienti im Iliaz Fisheku nuk ka lidhje me mashtrimet me mbetjet e naftes Vergine.


Pasi ambientet depot qe ajo disponon ne Golem te Durresit dhe Fier i jane dhene me qira kompanise Euroil sh.a. se bashku me mjetet e transportit. Keshtu qe nuk ka pergjegjesi klienti im se cfare biznesi kryen qiramarresi ne pronen e tij-tha mbrojtesi i biznesmenit Fisheku qe kerkoi lirimin e tij.


Po ne te njejten linje ishte edhe mbrojtesi ligjor i djalit te biznesmenit shtetasit Martin Fisheku qe drejton kompanine Martini sh.p.k. Sipas mbrojtjes te gjitha mjetet e transportit i jane dhene me qira kompanise Euroil sh.a. dhe per kete ka kontrata qiraje te cilat do ti paraqesim ne ditet ne vazhdim. Nderkohe dje mbrojtesi kerkoi lirimin e te dy biznesmeneve babe e bir.


Por kjo kerkese u rrezua nga gjyqtarja Muca qe theksoi se nuk kemi ndonje ndryshim te rrethanave qe nga momenti i caktimit te kesaj mase sigurie per dy te dyshuarit Fisheku.


Me pas para gjyqtares dolen nje nga nje shoferet e autoboteve te cilet kerkuan te lirohen thuajse njezeri me pretendimin se nuk kane lidhje me mashtrimet qe prokuroria i akuzon. Megjithese pa lidhje em krimin per te cilin akuzohen ata permenden qe kane 3 muaj pa marre rrogat.


Ne thjesht kemi transportuar aty ku na kane kerkuar pronaret e firmes-mesohet se jane shprehur njezeri shoferet e arrestuar Vladimir Koteci Gani Prence Reshat Aleksi Kadri Hajredini dhe Fadil Abdurrahmani. Edhe dy te arrestuarit e tjere Bajram Fisheku dhe Flamur Merkaj kerkuan te lirohen.


Sipas akuzes nenprodukti i naftes me emrin Vergine per periudhen 2007-2009 eshte pasqyruar ne dokumentacion si e eksportuar jashte vendit por ne fakt ajo eshte shitur ne tregun e brendshem edhe pse nje gje e tille eshte e ndaluar me ligj te posacem.


Brenda vendit ajo eshte perdorur ne menyre te jashteligjshme si nje lende perzierese e benzines. Mbetja Vergine eshte nenprodukt qe del nga rafinimi i naftes bruto pas nje procesi dytesor per pastrimin e saj nga squfuri.


Ky nenprodukt sherben si lende e pare per prodhimin e benzines dhe ka si destinacion te vetem eksportimin jashte vendit. Nga studimi i faturave te shitblerjes se nenproduktit te naftes Vergine sipas akuzes e marre prane shoqerise Armo sh.a. rezulton se sasia e pasqyruar ne keto fatura nuk perputhet me sasine e deklaruar per eksport nga shoqerite Euroil sh.a. dhe Fisheku sh.a.

Njesia e Task-Forces gjate arrestimit dhe kontrollit te banesave te te dyshuarve si pergjegjes te skandalit me mbetjet e naftes Vergine kane sekuestruar dy kompjutera ne kompanine Euroil dhjetera dosje qe tregojne aktivitetin tregtar te saj dhe kompanise Fisheku sh.a dhe nje arme e tipit Shotgan dhe materiale te tjera shkresore.


PS Berisha pas naftes Vergine synon te pastroje llumin me amnisti


Deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla ka akuzuar dje kryeministrin Berisha se fshihet pas skandalit te naftes Vergin. Sipas tij sot jane ne pranga nje pjese e atyre qe benin transportimin dhe tregtimin e llumit qe shitej per nafte te cilesise se pare nderkohe qe ata qe e mundesonin kete grabitje dhe u hapnin shtigjet kesaj kontrabande jane ne tryezen e qeverise.


Ku je Sali Berisha pse nuk flet per kete kusari pse te eshte mbyllur goja Si ka mundesi qe edhe ne kete rast ashtu si edhe per bizneset e mafias italiane Sacra Corona Unita apo bizneset e Fallicit llogarite dhe regjistrin kontabel i mban Shpresa Brecani mbesa e kryeministrit Sali Berisha emri i se ciles shfaqet ne gjithe kompanite e privilegjuara nga pushteti - deklaroi dje Balla. Ai tha se pronari i Kompanise Euroil i arrestuar tre dite me pare eshte mik i familjes se Sali Berishes.


Deputeti socialist theksoi se kjo kompani ka fituar tenderin per furnizimin me nafte te gjithe institucioneve shteterore nderkohe qe nje tjeter prodhim i bizneseve te tij gjendet dhe konsumohet ne tavolinen e ministrave gjate mbledhjeve te qeverise.


Sali Berisha i ushqen keto biznese me para buxheti per te pastruar parate e pista te mashtrimit. Ndersa amnistia fiskale synon ti pastroje perfundimisht milionat e llumit dhe pislleqeve te tjera. Me parate e llumit qe shitej per nafte kompanite e perfshira ne kete super-mashtrim jane te regjistruara si sponsorizuese te PD-se - deklaroi Balla.


PRGJIMET E BISEDAVE TELEFONIKE


Sipas vendimit gjyqesor rezulton se nga veprimet e kryera me metodat speciale te hetimet rezulton qe shtetasi Iljaz Fisheku udhezon shoferet transportues te ketij nenprodukti ne lidhje me ate cka duhet te deklaroje kur te pyeten ne Prokurorine e Rrethit Tirane.


Gjate komunikimeve ne daten 26.01.2011 me poseduesin e telefonit celular me nr. 068... 301 shtetasin Fadil Abdurrahmani shofer dhe ne daten 31.01.2011 shtetasi Iljaz Fisheku i thote ...fol me Martinin Flamurin Gencin Bakun. a kane thene keta thuj dhe ti...


Gjate bisedes telefonike te ketij sshtetasi me poseduesin e telefonit celular me nr. 068... 020 shtetasin Gazmend Serjani ai thote ...mire takohu me Bakun dhe Flamur Merken. a kane thene ata thuj dhe ti....te vulosur te peshuar ne kandar dhe asgje tjeter...


Gjate bisedes telefonike te dates 31.01.2011 me shtetasin Genci Prenci shtetasi Iljaz Fisheku thote ...po lere ca ka ai. Ti nga goja jote nuk njoh njeri. Mos kallzo me tutje kupton...O po do takuar o lumemadh duhen mesuar se sben sonte ata ne cdo ore...


Gjate bisedes telefonike te dates 01.02.2011 me shtetasin Martin Fisheku shtetasi Iljaz Fisheku thote ...Iljazi - Fol me Gencin fol me keta dhe me kthe pergjigje Martini - Ladin dhe Reshatin i kam ketu Iljazi - Takoi ata thuaj sic ka thene Flamuri. Ballsh atje vulosu. Nuk njofim vetem Bledin njofim nuk njofim njeri tjeter kuptove Martini - Ne emer te kujt eshte makina - Iljazi - Ore makinen le ta thone ata makinen. Jo Golem asnjehere Martini - E di e di. Iljazi - Vetem Ballsh Vlore...
Burri i deputetes


Kompania Euroil sh.a eshte themeluar nga Arian Tartari burri i Albana Vokshit dhe Hajri Elezi nje biznesmen qe njihet edhe si prodhues i ujit Lajthiza. Tartari bashkejetues me Vokshin ka qendruar pronar i kesaj kompanie deri ne vitin 2007 nderkohe qe kunata e tij Mimoza Vokshi ka qene ne ate kohe Presidente e Bordit te ARMO pra i bie qe ti kete shitur kunatit te vet naten vergine. Me 2007-en Tartari largohet pasi lidhet me kanadezet e Stream Oil dhe ia shet aksionet nje qytetari nga Durresi sipas dokumentave te QKR-se.


Mbesa e k/ministrit


Studioja e ekspertes kontabel per kompanite qe mashtronin me naften eshte serish Shpresa Brecani mbesa e kryeministrit Berisha emri i se ciles shfaqet thuajse ne gjithe kompanite e privilegjuara nga pushteti. Sasia e nenproduktit vergine blihej tek ARMO dhe ne menyre fiktive eshte pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashte shtetit per tu perpunuar ne Itali apo Libi etj. Por ne fakt ajo eshte shitur ne tregun e brendshem duke mashtruar konsumatorin shqiptar dhe duke i shkaktuar atij ne menyre direkte deme te medha


Nendrejtori i Policise


Agron Kulicit i del emri ne kontrabanden e naftes nese nje dite te bukur hetimin e kesaj kontrabande do ta marrin seriozisht. A do tju lexoj nje sms. Nje sms nga nje inspektor i kontrabandes Pasi ndaluam botet mori dikush ne telefon dhe me kercenoi qe leshojini botet. Pas kesaj lajmerova policine.


Erdhi grupi i gatshem dhe i thame qe botet te mos luanin nga vendet. Por pas pak botet levizen... Kjo tregon perfshirjen e policise. Une i them doganave hetoni vitin 2007 deri ne fund te vitit 2009. Nafta gjasme eshte eksportuar por ajo nafte eshte shitur ne treg


Drektoria e Tatimeve


Nga hetimet e kryera rezulton se mbi 50 mije tone mbetje Vergine eshte tregtuar brenda Shqiperise ne kundershtim me ligjin dhe ne dem te konsumatoreve duke e paraqitur ate si benzine te paster per konsum. Por jo vetem kaq. Pas dokumentacioneve fiktive per gjoja eksport te Vergine-s qe plotesoheshin ne pikat doganore te Vlores Durresit dhe Tiranes kompanite Euroil sh.a. dhe Fisheku sh.a. pajiseshin me nje vertetim te cilin e dorezonin ne Drejtorine e Tatim Paguesve te Medhenj te cilet e rimbursonin me 20 te vleres se mallit te eksportuar.


Uji i qeverise


Hajri Elezaj biznesmeni i arrestuar me urdher te Prokurorise njihet si mik i Berishes dhe i Kulicit. Ka sponsorizuar PD-ne qe prej 2005-s. Shoqeria e tij Euro-oil sh.a. ka fituar tenderin e furnizimit me nafte dhe benzine te te gjitha institucioneve shteterore te qeverise ne vend per periudhen 2009 - 2010. Prej gati dy vitesh edhe kompania e tij e ujit Lajthiza furnizon te gjithe institucionet qeveritare me uje te pijshem cka shihet qarte edhe ne mbledhjet e Keshillit te Ministrave ku cdo minister dhe vete kryeministri mbajne perpara ne tryeze ujin e kompanise se tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›