Biofoto

Aktorja u kultivua ne rini me arte dhe studime ne vitet e pasluftes me kulture komuniste gjithsesi profesionale dhe ne vitet e pjekurise me teater propagande si shume te tjere. Ne rastin me te mire u menjanua. Biografia zyrtare dhe nekrologet krijojne tjeter mistike
Arkivi Qendror Shteteror i Filmit nen kujdesin e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve boton albumin Liza Vorfi.
Familja Vorfi ka kontribuar me arkivin personal te aktores. Ka ndihmuar ne vecanti mbesa e saj Oneda Andoni e cila ka mbledhur materialet.
Ishte ne proces ky dokument fotografik i jetes dhe karrieres se aktores se pare te Teatrit Popullor kur ajo me 29 janar 2011 nderroi jete ne shtepine e saj ne Tirane ne moshen 88 vjecare.
Duket qe kjo pune duhet te jete kryer me se shumti me materialet personale te Liza Vorfit sado qe burime jane quajtur arkivi i Filmit dhe i Teatrit Kombetar.
E thene qarte eshte nje biografi pa autor si gjithe biografite dhe albumet e artisteve te skenes dhe ekranit qe jane hartuar deri me sot.
Kristaq Skramit i ka rene qe si drejtor aktual i Teatrit Kombetar ta hape ai biografine skenike te aktores. Thote Liza Vorfi eshte padyshim nje nga artistet me te mira te te gjitha koherave e cila do qendroje gjate ne memorien artistike te ketij teatri se bashku me figurat e tjera mjeshterore qe kane kontribuar per te pasuruar artin shqiptar.
Ajo i perket ketij brezi aktoresh qe hodhen bazat ne kete ngrehine te Teatrit Kombetar. Liza Vorfi eshte cilesuar si aktore me nje kontribut te vyer. Interpretimi i saj vecohet per skalitjen e vecante te roleve.
shte pasazh lakuriq. Skrami ka veshur nje pohim lapidar qe e zhvesh ne fjaline e fundit. Nje here ai eshte i sigurt qe po flet per nje nga artistet me te mire te te gjitha koherave. Pastaj kuptohet se e ka me te degjuar. shte cilesuar thote bashkekohesi i Liza Vorfit sa gjysma e moshes se saj dhe ka te ngjare qe te mos i kete pare nje rol ne teater te mos i kete pare ndonje skalitje te vecante roli.
Pak para vdekjes aktorja pohonte dhe nuk ka ndonje mistike ne keto pohime te sajat se i perkiste nje epoke deri-diku lirie kur regjisoret e huaj ishin pervoja me e mire qe ajo provoi ne Teater regjisore qe vinin nga Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia. E kishte quajtur e vetmja drite profesionistesh ne nje atmosfere artistesh qe po behej komuniste pa e kuptuar.
Deshmia e saj perkon me deshmine e kronologjise se roleve qe ajo pati ne teater. Nga lista e plote e perfshire ne album veren se deri ne vitin 1964 Vorfi luan personazhe nga Shekspiri komedi dhe tragjedi nga Molieri dhe Lorka.
Pas ketij viti lista e veprave ku ajo interpreton permban Cuca e maleve Shkurte Pal Vata Shoket Studentja e vitit te fundit Nje nuse per Stasin Karavidhet...
Vije ndarese mes atyre dhe ketyre roleve duhet te kete qene denimi i te shoqit Emil Shirokes burgosja e tij si i rrethit te intelektualeve shqiptare qe kishin studiuar ne Vjene.
Ne mesin e viteve gjashtedhjete aktorja u perjashtua per nje vit nga Teatri Popullor.
Fotot e jetes se Liza Vorfit jane me te pasurat me te gjallat se ato te karrieres qe ne ato kushte duhet te kete qene vuajtje me vete jo per arsye te artit. Ne rini ishte kultivuar me arte dhe studime.
E madhja e familjes Vorfi e lindur me 29 nentor 1922 ne Gjakove emigruar ne Shkup e me pas ne Tirane ndoqi Institutin mbreteror Nana Mbretneshe deri ne vitin 1940. Dinte kercim dhe kanto njihte frengjishten dhe gjuhen serbo-kroate. Gjate viteve ne institut u mor me pikture dhe balet. Ndoqi Konservatorin ne Rome pak kohe dhe u thirr ne atdhe.
Vijne vitet e pasluftes me kulturen komuniste gjithsesi profesionale dhe pjekuria me teater propagande.
Biografia zyrtare dhe nekrologet krijojne nje mistike per periudha te arta te artit shqiptar. Po te ekzistonin biografet e vertete dhe biografite e artit me siguri e verteta do te shihej ne drite objektive. Dhe ndoshta njerez- artiste si Liza do te ndihmonin te paret per kete.
Por vazhdon ajo mistike me te cilen parakaluan para trupit te saj ne hollin e Teatrit Kombetar - ne ate Teater ku nuk ruhet asnje gjurme e Liza Vorfit - edhe kreret e shtetit te ketij shtetit qe iu var njerezve dekorata ne pleqerine e thelle duke e taposur perfundimisht nje fare ndergjegjeje.
Keshtu nuk dallohet ku eshte kufiri i jetes dhe vdekjes. Zhdukja e kesaj vije ndarese i ka kthyer pa dallim te medhenj e te vegjel me dhe pa kontribute ne te pavdekshem. shte e merzitshme.
Nga albumi
Edi Luarasi Liza Vorfi eshte nje ato vajzat e pakta te cilat paten guximin te sfidojne paragjykimet e asaj kohe kur trashegimia teatrore na thote qe rolet e vajzave i luanin djemte.
Liza me dy-tri shoqe te veta ishin pishtaret e perparimit dhe emancipimit te gruas shqiptare. Nga pikepamja artistike Liza shquhej per elegancen e plastikes se saj skenike dhe vokalin e embel dhe shume shprehes. Nuk na harrohet Desdemona tek Otello e Shekspirit dhe role te tjera ku ajo u shqua.
Robert Ndrenika Ne vitet e hershme te femijerise sme fill mbas Luftes se Dyte Boterore kur Tirana ishte nje qytet relativisht i vogel me kalojne ne mendje dhe ne kujtese vizione te ndryshme te asaj kohe.
Me kujtohen familje tiranase dhe ato te ardhura ne Tirane. Vecanerisht me kujtohen familjet katolike kosovare qe kishin cilesite e tyre familjet Paluca Krasniqi Perolli Vorfi etj...Nuk me hiqet nga mendja nga grua teper simpatike teper elegante e veshur mjaft bukur dhe me shije me nje ze melodioz dhe te embel qe edhe nje femije 5-vjecar si une i mbetej ne mend. uditerisht une e kisha etiketuar ate grua me emrin aristokratja.
Me vone kur fillova te shkoj ne shfaqjet e Teatrit Popullor konstatova se kjo aristokratja ishte aktorja e shquar e asaj kohe por edhe e mevonshme Liza Vorfi. E simpatizova shume si aktore mjaft te talentuar. I paharruar mbetet interpretimi qe i bente Desdemones. Se bashku me Loro Kovacin Otello ishin nje cift teatror i perkryer.