TVSH nuk ndryshon, rriten akcizat
Ministria e Financave ka shtrire parashikimet mbi politikat fiskale deri ne vitin 2012, te cilat tashme kane marre formen e nje programi, qe u pergatit keto dite nga ekspertet e Bodes. Dokumenti qarteson se nuk do te kete me ulje taksash, madje edhe TVSH qe ishte parashikuar te mos ndryshonte deri me 2010 do te mbetet ne nivelin aktual 20 per qind edhe pergjate 2012. Gjithashtu, do te mbetet i pandryshuar edhe kontributi i sigurimeve shoqerore dhe do te kete nje rritje te pershkallezuar te akcizes vit pas viti deri ne perfarimin e tyre me BE. Mbajtja e TVSH konstante deri me 2012, mbeshtetet, jo vetem ne ndikimet negative qe mund te kete ne te ardhurat e buxhetit te shtetit. Gjithashtu eshte vertetuar qe sjellja e cmimeve ne drejtim te uljes se tyre shfaqet inelastike, pra ka shume pak gjasa qe ulja e TVSH-se do te rezultoje me ulje te cmimeve. Nje aspekt tjeter i rendesishem i mos uljes se TVSH-se eshte edhe treguesi i bilancit tregtar. Vendi yne ka nje deficit te larte tregtar dhe ulja e TVSH-se do ndikonte me tej ne rritjen e deficitit tregtar, nepermjet favorizimit te importeve dhe dekurajimit te eksporteve. Ulja e TVSH ka qene nje debat i perhershem ndermjet komunitetit te biznesit dhe qeverise per uljen e normes saj, e cila aktualisht eshte 20 per qind. Ndryshimi i normes se takses nuk eshte lejuar nga Fondi Monetar Nderkombetar, pavaresisht se Shqiperia ka perqindjen e kesaj takse ne nivelin me te larte ne rajon.
TVSH-ja ze pjesen kryesore te te ardhurave ne buxhet. Te ardhurat nga TVSH parashikohen te rriten me ritme te kenaqshme, duke u rritur dukshem kontributi i tyre ne perqindje ndaj PPB, nga 9% te PPB ne vitin 2007, duke arritur ne 9,9% te PPB ne vitin 2011, ose nga 87,7 miliarde leke ne vitin 2007 ne 139,1 miliarde leke ne vitin 2011.
Parashikimi i te ardhurave nga TVSH eshte bazuar ne mbajtjen konstante te normes se TVSH gjate ketyre viteve. Bazuar ne keta tregues, baza e tatueshme e TVSH do te rritet me rritjen e vleres nominale te PBB dhe per vitin 2008 dhe 2009 parashikohet qe baza e tatueshme do te pesoje edhe nje rritje prej 2%, si pasoje e permiresimit administrativ dhe permiresimit te struktures se PBB-se ne dobi te sektoreve qe paguajne TVSH.
TVSH nuk ndryshon
Mbajtjen konstante te normes se TVSH. Mosndryshimi i saj nga 20% eshte bazuar, jo vetem ne ndikimet negative qe mund te kete ne te ardhurat e buxhetit te shtetit, por edhe ne jeten sociale.
Akciza rritet
Ne gjashtemujorin e dyte te ketij viti pritet nje rritje e akcizave per mallrat e forte, kafe, cigare dhe alkool. Te ardhurat nga akciza mbeshteten ne rritjen e nivelit te saj per karburantet, pijet alkoolike, veres dhe birres, duke i perafruar ato me nivelin e akcizave te vendeve te rajonit.
Kontributet nuk ndryshojne
Norma e kontributit per sigurimet shoqerore edhe per vitin 2008 eshte parashikuar te mbetet e njejte me nivelin e aplikuar ne shtator te vitit 2006, si pasoje e rishikimit te skemes ekzistuese dhe reformes se pritshme ne skemen e pensioneve.
Taksat e ndertesave ne rritje
Eshte parashikuar gjithashtu nje rritje ne nivelin e taksave vendore, respektivisht taksa e pasurise per ndertesat, te cilat ndodhen ne pronesi apo perdorim brenda territoreve te fshatrave turistike.
Taksa doganore ne renie
Reduktim ne taksat doganore, si pasoje e berjes zero te takses doganore. Trendi i te ardhurave nga taksa doganore eshte nje trend ne renie, si pasoje e reduktimit te normes se tarifave doganore (angazhimet e OBT-se dhe MSA-se).