E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushqimi është ilaçi më i mirë

Në të vërtetë, sipas studimeve, sëmundjet nuk shkaktohen vetëm nga viruset dhe bakteret. Ato nisin brenda trupit dhe mendjes sonë dhe shkaktohen nga mendimet e gabuara, jetesa e gabuar dhe ngrënia e gabuar. Në qoftë se do të jetojmë në mënyrë natyrale, duke respektuar ligjet harmonike të universit, ne nuk do të sëmuremi, as fizikisht dhe as mendërisht. Ushqimet duhet të jenë ilaçet tuaja, thoshte dikur Hipokrati, dhe kishte plotësisht të drejtë. Sipas specialistëve, ushqimet ndahen në dy grupe të mëdha: ushqimet acide dhe ushqimet alkaline. Të parat shkaktojnë shumë patologji dhe sëmundje, ndërsa të dytat preferohen për një jetë të shëndetshme.

Alkaliniteti dhe aciditeti

Në gjendjen e tij natyrale, trupi është paksa alkalin, me një PH 7.4. Në këtë gjendje, proceset kimike të trupit mund të funksionojnë me më shumë rendiment dhe të gjitha produktet, mbeturinë të këtyre proceseve, përpunohen shpejt. Megjithatë, në qoftë se konsumohen ushqime shumë acide, trupi dhe gjaku acidifikohen. Shpretka, mëlçia, zemra dhe veshkat, të cilat janë organet gjak-pastruese, mbingarkohen dhe si rrjedhojë dobësohen dhe bëhen të prekshme ndaj sëmundjeve. Pastaj, duke qenë se helmet mbeturinë nuk mund të eliminohen siç duhet, ato mblidhen në kyçe, duke shkaktuar reumatizëm, ose përpiqen të dalin nga lëkura, ku shkaktojnë ekzemë, puçrra dhe pezmatim të lëkurës. Prania e aciditetit mund të jetë një faktor që favorizon shumë sëmundje, duke përfshirë majasëllin, kancerin, lebrën, paralizën, shqetësime në veshkat dhe mëlçi, infeksione dhe gurë në fshikëzën e urinës, tuberkulozin, impotencën, tensionin e lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës, atak dhe goditje në zemër, astmë, alergji, etj. Trajtimi i gjendjes acide të trupit dhe si rrjedhim ilaçi i shumë sëmundjeve, është që të minimizohet sasia e ushqimeve me përmbajtje acidi që përdoren, si dhe të rritet sasia e ushqimeve alkaline.

Ushqimet acide

Ushqimet që prodhojnë acide, të cilat duhet të shmangen në raste se keni probleme mostretjeje, vuani nga gastriti, ulcera, refleksi i gasto-ezofagut, janë veçanërisht mishi, peshku dhe vezët.

Çaji, kafeja dhe alkooli, erëzat, turshitë, salcat dhe uthulla. Niseshteja dhe drithërat, orizi, buka, petët, biskotat, cerealet. Disa drithëra mund të bëhen më pak acide duke i gatuar ose duke i përgatitur siç duhet. Për shembull, në qoftë se buka theket, niseshteja e saj shndërrohet në fruktozë ose "sheqer të ëmbël", i njëjti karbohidrat i cili gjendet te frutat dhe që tretet lehtësisht. Buka e thekur është më alkaline dhe më e tretshme sesa buka e zakonshme dhe më e këshillueshme në rast sëmundjesh. Në mënyrë të ngjashme, nëse orizi i bardhë njomet në ujë për rreth 30 sekonda përpara se të hahet, shumica e niseshtesë acidike shpëlahet dhe ai nuk është më aq i dëmshëm për trupin. Shumë drithëra të zeza (orizi i kaftë, buka e zezë, cipa e kokrrave të grurit, etj.) janë më pak acide sesa drithërat e bardha dhe të rafinuara, dhe duhet të zëvendësohen kurdoherë që të jetë e mundur. Mjekët rekomandojnë që të shmangim edhe çokollatën, sepse ajo përmban yndyrë kakaoje, që është e rëndë dhe e vështirë për t‘u tretur, duke shkaktuar kapsllëk dhe irritim të lëkurës. Lista vazhdon me qepët, hudhrat, kërpudhat, shumica e bathëve (duke përfshirë fasulet, bizelet dhe thjerrëzat), kikirikët dhe arrat. Pastaj vajrat dhe të gjitha ushqimet me yndyrë dhe të skuqura, si dhe

ushqimet e sheqerosura, veçanërisht sheqeri i bardhë e produktet e tij: reçeli, xhelatina, shurupi, sheqerkat, karamelet, pastat, akulloret, frutat e konservuara dhe pijet e buta.

Ushqimet alkaline

Ushqimet alkaline, të cilat duhet të merren në sasi më të madhe në dietë janë pothuajse të gjitha perimet, veçanërisht ato me gjethe të gjelbra dhe supat e gatuara me to. Lakra e Brukselit, në mënyrë të veçantë, është pastrues i shkëlqyer për trupin dhe e pasur me vitamina dhe minerale. Ndërmjet bishtajoreve, kokrrat e sojës janë më shumë alkaline - një trajtim i shkëlqyer për mbi-aciditetin. Po ashtu qumështi, gjalpi dhe veçanërisht dhalla, mjalti dhe melasa. Shumica e familjes së arrave si bajamet, gështenjat, lajthitë, frutat dhe lëngjet e frutave, veçanërisht ato të lëngshmet. Ekspertët e të ushqyerit i quajnë frutat "alkalinizatorët më të mirë dhe pastruesit e brendshëm më të njohur" dhe "ilaçin më natyral".

Papaja përmban një ferment që quhet papainë, që ndihmon tretjen dhe si rrjedhojë është shumë e mirë për stomakun.

Mollët janë të pasura në kalium, i cili ndihmon në neutralizimin e toksinave në gojë dhe si rrjedhojë, ato janë pastrues të shkëlqyer për dhëmbët dhe për mishin e dhëmbëve.

Fiqtë kanë një ferment të veçantë që quhet ficinë, e cila tret helmet në sistemin e qarkullimit të gjakut. Ato përmbajnë edhe seratoninë, i cili mendohet se forcon dhe përmirëson mendjen. Studiuesit dhe të mençurit e hershëm nga Lindja e Mesme agjëronin për shumë ditë, duke ngrënë vetëm fiq dhe pinin ujë për të arritur fuqi mendore superiore.

Ananasi përmban bromelin, e cila pastron pankreasin.

Domatet janë shumë alkaline dhe neutralizuese të aciditetit.

Bananet përmbajnë një sasi të mirë kaliumi, i cili është i mirë për nervat. Ato janë një gjallërues i shkëlqyer i depresionit nervor kur kemi mungesë kaliumi. Bananet janë veçanërisht ushqyese kur merren së bashku me qumështin.

Arrat e kokosit janë ushqime shumë alkaline; uji ose qumështi i tyre është një trajtim i shkëlqyer për çdo lloj sëmundjeje që shkaktohet nga aciditeti. Ato të copëtuara, të përziera me farat e glikanxos, janë një tjetër ushqim i mirë.

Kajsitë janë një burim i vitaminës A dhe të hekurit.

Limonët janë shumë alkalinë. Për këtë arsye, lëngu i limonit këshillohet nga jogit si një ilaç i mrekullueshëm për pothuajse të gjitha sëmundjet. Pini ujë me limon çdo ditë, në sasi të vogla, herë pas here. Është shumë mirë nëse ju i shtoni pak kripë ose mjaltë (megjithëse limonët dhe frutat e tjera të agrumeve janë vetë acidë, ata prodhojnë një reaksion alkalin gjatë tretjes). Portokallet janë gjithashtu shumë pastruese dhe kanë në përmbajtje të lartë vitaminën C.

Manaferrat, manat, luleshtrydhet, mjedra, stafidhet, janë alkaline nëse hahen kur janë të pjekura, përndryshe ato janë acide.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›