E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat per Sresin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Arkimed Lushën. Rreperi i njohur si Stresi u arrestua në orën 3 pas menstate duke u gdhirë e enjtja, pasi gjatë një kontrolli të kryer nga patrullat e komisariatit numër 1 të policisë së Tiranës, u kap me një pistoletë pa leje.

Vetë Stresi nuk ka folur për ngjarjen para gjykatës në seancën e masës së arrestit, ndërsa avokati mbrojtës ka kërkuar një masën më të lehtë, për faktin që sipas tij arma nuk ka patur krehër dhe fishekë, çka e bënte atë të parrezikshme dhe të pakonsiderueshme si armëmbajtje.

Stresi, pas maës së arrestit ka lënë ambjentet e sigurimit në Komisariatin numër 1 të Policisë së Tiranës për t;u transferuar paraburgim.

Rreperi ka patur edhe probleme të mëparshme me policinë, prangosur të paktën edhe dy herë të tjera, njëra për gjobëvënien ndaj regjisorit Leonard Bombaj, dhe konfliktet me rreperin e njohur si Noizi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›