E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta per ujin e pijshem ne Vlore

Banorët e lagjes "Partizani" në Vlorë janë hedhur serish në protestë për ujin e pijshëm. Të revoltuar ata kanë ngitur akuza të ashpra nga kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika që sipas tyre nuk ka marrë asnjë masë, nuk ka bërë asnjë investim për këtë lagje, dhe situata pa ujë pijshëm vazhdon prej vitesh të jetë e njëjtë.

Kjo lagje vuan mungesën e ujit prej shumë vitesh dhe zgjidhja e tyre e vetme ka qenë ose furnizimi me bote, duke e blerë ujin me lekë, ose duke mbushur enët në lagjet e tjera. Megjithë kërkesat e vazhdueshme, banorët nuk kanë gjetur zgjidhje dhe sipas tyre protesta do të vazhdojë pa ndërprerje deri në zgjidhjen përfundimtare të ketij problemi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›