E Diel, 1 Nëntor 2026

Burg për Belerin, Berisha: Akt stalinist i Edi Ramës! Ju bëj thirrje banorëve të Himarës të votojnë nesër për mbrojtjen e pronave nga banda e kryeministrit

Burg për Belerin, Berisha: Akt stalinist i Edi Ramës! Ju bëj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për lënien në burg të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, duke e cilësuar këtë si një akt stalinist të kryeministrit Edi Rama.

Ai iu bën thirrje banorëve të Himarës që të dalin nesër në votime dhe të votojnë për mbrojtjen e pronave të tyre nga banda e kryeministrit.

Postimi i plotë i Berishës:

Akt stalinist i Edi Ramës.

Ai, për interesa të tij mafioze, urdhëron mbajtjen në burg të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” të rrëmbyer në mesnatë nga narkopolicia, Fredi Bejleri për të siguruar kështu vazhdimin e kontrollit të tij mafioz, të plotë mbi trojet dhe tokat e banorëve të Himarës.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar policesk, ju bëj thirrje banorëve të Bashkisë Himarë, të dalin të gjithë në votime dhe të votojnë për mbrojtjen e pronave të tyre nga Edi Rama dhe banda e tij në bashkinë e Himarës. sb

Lexo edhe: Fredi Beleri mbetet në burg, Gjykata e Vlorës dërgon në SPAK dosjen e kandidatit të Himarës

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›