E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet me shtatë vite burg çifti shqiptar në Angli, falsifikonin karta identiteti

Dënohet me shtatë vite burg çifti shqiptar në Angli,

Një çift është dënuar me burg në Gjykatën e Kurorës së Brendshme të Londrës të mërkurën më 10 maj, për falsifikimin dhe shpërndarjen e kartave të identifikimit të rreme gjatë një periudhe katërvjeçare.

Qerim Deda, 30 vjeç, nga Shqipëria, u dënua me 4 vjet e njëmbëdhjetë muaj për veprat penale të falsifikimit dhe shpërndarjes së dokumenteve false dhe mbajtje me dashje të dokumenteve false.

Alvina Timcisina, 36 vjeçe, nga Rumania u dënua me 2 vjet e 5 muaj për veprat penale të falsifikimit dhe shpërndarjes së dokumenteve false dhe posedimit të dokumenteve false. Çifti jetoi së bashku në Rrugën Olimpike në Ëembley. Të dy u deklaruan fajtorë për krimet e tyre.

“Ne identifikuam se dyshja kishin marrë rreth 20,000 karta identiteti plastike bosh, softuer redaktues dhe printera me cilësi të lartë, duke demonstruar kështu nivelin e angazhimit të tyre, pasi kishin shpenzuar mbi 20 mijë stërlina për furnizime. Fitimet e paligjshme u kishin mundësuar një mënyrë jetese shumë luksoze me restorante të shtrenjta dhe një apartament me qira dy mijë paund në muaj.

Baza e klientëve të Deda dhe Timcisina ishin kryesisht shqiptarë që ndodheshin ilegalisht në MB. Llogaria bankare e Timcisina u bllokua dhe asaj iu konfiskuan 47,394 £.

Në gjyq u tha se dyshja shkaktoi dëm të madh, pasi angazhimi i tyre ishte kryer gjatë një periudhe të gjatë dhe ishte i natyrës së sofistikuar. Të dy autorët ishin të angazhuar plotësisht në kriminalitetin e tyre, duke nxjerrë një numër të madh dokumentesh dhe përfitime të konsiderueshme financiare.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›