E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg per jete atentatorit te sulmit te deshtuar ne Times Square

Denohet me burgim te perjetshem amerikano- pakistanezi qe tentoi te shperthente nje makine- bombe ne fillim te muajit maj ne Nju Jork. 31 vjecari Fasail Shahzad u shpall fajtor nga gjykata federale e Manhatanit per 10 akuza mes te cilave ajo e tentatives per perdorim te armeve te shkaterrimit ne mase dhe tentatives per sulme terroriste pertej kufijve shteterore.

Shahzad i cili fitoi nenshtetesine amerikane ne 2009 braktisi makinen e tij ne Time Square por veprimi u diktua nga kalimtaret qe njoftuan forcat policore duke shmangur keshtu nje tronditje te dyte ne Amerikes nga sulmet terroriste.

Pas arrestimit Shahzad pranoi per hetuesit se kishte marre mesime per venien e bombave nga nje grup talebanesh qe ishin edhe organizuesit e atentatit dhe se pas shperthimit ne Times Square ishte planifikuar edhe nje i dyte I cili do te ndodhte dy jave me vone.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›