E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaksina kunder gripit ISHP Dozat vijne per pak dite

Do te duhen edhe pak dite qe Instituti i Shendetit Publik te marre ne dorezim kontigjentin e pare te vaksines kunder gripit sezonal. Specialistet e ketij instituti thone se tashme jane ne fazat e fundit te negociatave dhe shume shpejt vaksina do te jete e disponueshme vetem per disa grupe te caktuara pasi ajo nuk eshte e perfshire ne kalendarin kombetar te vaksinave nderkohe qe te gjithe qytetaret mund te drejtohen ne farmaci per ta blere ate kundrejt nje shume rreth 1400 leke.

ISHP si shume institucione te tjera po merr masat e veta per punonjesit e vet te shendetit por nuk eshte se shteti subvencionon ne mase grupet ne risk. Qe do te thote qe njerezit jane te lutur nese kane mundesi qe ta marrin kete vaksine ta blejne vete tha Dritan Ulqinaku specialist ne ISHP.

Vaksina kunder gripit sezonal permban shtame kunder tre viruseve. Nje nga te cilet eshte ajo kunder gripit pandemik qe perfshiu nje pjese te konsiderueshme te vendeve te botes.

Kjo vaksine ka ne perberjen e vet tre viruse te ndryshme te gripit i cili eshte virusi i vjetshem qe erdhi virusi pandemik H3N2 dhe nje virus i tipit B vijon Ulqinaku.

E ndersa mbeten pak dite nga mberritja e vaksines kunder gripit tashme virusi eshte i pranishem ne vend. Burime zyrtare prane QSUT-se bejne te ditur per Alsat se numri i vizitave prane urgjences se pediatrise me virusin e gripit shkon 230 femije ne dite.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›