Shpresa per minatoret e ngujuar
Kili
Inxhinieret qe po hapin nje kanal per nxjerrjen e 33 minatoreve nga nje miniere ne Kili thone se nxjerrja e tyre mund te behet e mundur qe kete fundjave. Kryeinxhinieri i operacionit te nxjerrjes se minatoreve Pedro Buttazzoni tha se kane ngelur vetem 160 metra per te shkuar deri te minatoret. Ai tha se ata ishin duke debatuar nese duhet ti nxirrnin minatoret ne siperfaqe pa e veshur fillimisht me metal tunelin e shpetimit -- nje proces qe do te zgjaste disa dite. Me heret Presidenti i Kilit Sebastian Pintildeera tha se skuadrat e shpetimit ishin shume prane nxjerrjes se minatoreve dhe ai shpresonte se ata do te nxirreshin perpara se ai te largohej per nje udhetim te rendesishem ne Europe qe ishte i planifikuar per ne daten 17 tetor.