E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg përjetë aktivistit anti-abort


Scott Roeder, 52 vjeçari i cili në më pak se një vit më parë, vrau në ambientet e një kishe në Kansas, mjekun abortist amerikan Geroge Tiller, 67 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm. Roeder deklaroi në procesin gjyqësor se e kishte qëlluar doktorin në një kishë në Uicita të Kansasit, me qëllim që të shpëtonte jetën e fëmijëve. George Tiller ishte një prej mjekëve të rrallë që kishte mbështetur abortin dhe vrasja e tij e rihapi këtë çështje në Shtetet e Bashkuara.
Gjyqtari i çështjes Warren Wilbert, deklaroi se i dha të pandehurit dënimin maksimal, pasi Roeder pranoi vetë se e kishte shqetësuar mjekun për muaj të tërë. 52 vjeçari duhet të qëndrojë në burg për të paktën 50 vjet, pa patur mundësi të dalë. Në momentin e arrestimit , Roeder i tha policisë :"Me Tillerin të gjallë, shumë fëmijë të palindur , ishin në rrezik". Që atëherë ai kurrë nuk e ka mohuar veprimin e tij , madje për disa grupe amerikan që janë kundër abortit, ai ishte kthyer në hero. Gjatë seancës Roeder tha se e kishte kryer një akt të tillë në mbrojtje të fëmijëve, në emër të jetës së fëmijëve në barkun e nënës. 52 vjeçari, vazhdon të jetë i bindur se ka vepruar mirë pavarësisht dënimit qe mori. Mjeku i vrarë ishtë një nga gjinekologët e rrallë në Amerikë, që praktikonte abortin e vonë, ndërprerjen e shtatzanisë edhe pas javës së 20-të. Tiller kishte deklaruar më herët se kishte kryer më shumë se 60 mijë aborte dhe jo pak herë kishte marrë këcënime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›