Zgjedhjet në Sudan, opozita bojkoton procesin

Pothuajse të gjitha partitë e opozitës në Sudan kane vendosur te tërhiqen nga pjesëmarrja në zgjedhjet që do të mbahen këtë muaj, nga frika e mungesës së sigurisë. Bojkoti është dëmi më i madh që i bëhet kredibilitetit të zgjedhjeve, të parat shumëpartiake që zhvillohen pas 24 vjetësh. Njoftimi erdhi pas bisedimeve mbi krizën të mbajtura nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara, Scott Gration. Presidenti Omar al Bashir, i kërkuar për kryerjen e krimeve të luftës në Darfur, tani po përballlet edhe me një sfidë të re edhe më të madhe.
< I mëparshmi