E Diel, 1 Nëntor 2026

Burg përjetë, i preu organet gjenitale burrit

Gjykata e SHBA ka dënuar me burgim të përjetshëm, 50-vjecaren, e cila guxoi ti priste organet gjenitale bashkëshortit.

Catherine Kieu, 50 vjeç, mund të kërkojë lirim me kusht vetëm pas 7 vjetësh. Gjatë seancës përfudimtare, avokatët mbrojtës theksuar se 50-vjecarja vuante nga probleme mendore të cilat i ka të trashëguara që kur ishte fëmijë.

Pretendimi u hodh poshtë nga pala akuzuese, me pretendimin se burri i dhunuar ka humbur një pjesë të identitetit të tij pas sulmit.

Prokurorët thanë se Catherine Kieu sulmoi ish-burrin e saj me një thikë në korrik 2011, pasi i kishte dhënë më parë pilula gjumi. Ajo e lidhi më pas në krevat, dhe i preu organet gjenitale. Ndërkohë, që 50-vjecarja tha se mori hak për dhunën që ai kishte ushtruar mbi të gjatë gjithë viteve të martesës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›