E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestojnë edhe familjarët e të burgosurve në Dubravë

- Familjarët e të burgosurve në Burgun e Dubravës kanë protestuar në mënyrë paqësore para dyerve të burgut për t’u solidarizuar me kërkesat e të burgosurve për ndryshimin e Ligjit për amnistinë. Rreth 450 të burgosur në Burgun e Dubravës janë duke e vazhduar grevën e urisë, me kërkesë ndryshimin e këtij ligji në mënyrë që të përfshihen të gjitha veprat. Plotësimi i kërkesave të grevistëve, sipas zëvendësministrit të Drejtësisë, Daut Xhemajli, nuk varet nga Qeveria, por nga Kuvendi i Kosovës, në dorën e të cilit tashmë gjendet ligji, transmeton KTV.

Këshilli kërkon që të takohet me përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për realizimin e kërkesave të tyre, përkatësisht ndryshimin e Ligjit për amnisti. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›