E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg perjete komisionarit

TIRANE -Dhjete vjet pas vrasjes se dy komisionereve ne zgjedhjet e gjashte korrikut te vitit 1997, Prokuroria per Krime te Renda kerkon denimin me burgim te perjetshem per autorin e ngjarjes Dede Strogun. Vrasja e dyfishte e 10 viteve te shkuara, vetem nje vit me pare i eshte besuar drejtesise, pasi vete familjaret e viktimave nuk kane pranuar qe autori te perballet me ligjin. Ne seancen e djeshme perfaqesuesi i organit te akuzes, kerkoi shpalljen fajtor dhe denimin me burgim te perjetshem per autorin e dyshuar te vrasjes se Gjon Bokes, nenkryetar i Komisionit te qendres se votimit te fshatit Kuje te komunes Pult ne rrethin e Shkodres dhe Gjelosh Fierzen, anetar i ketij komisioni, ne zgjedhjet e 6 korrikut te vitit 1997.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›