Departamenti i Hetimeve hap
TIRANE - Rezultate e arritura ne vitin 2007 nga Departamenti i Hetimit te Krimeve, ishin dje objekt i analizes vjetore per punen e bere. Sipas Drejtorit te Departamentit Agron Kulicaj, 34 operacione te suksesshme jane arritur nga Drejtoria Kunder Krimit te Organizuar, ne fushen e luftes kunder droges, nderkohe qe Drejtoria Kunder Krimeve te Renda ka zhvilluar me sukses 20 operacione kunder grupeve kriminale me tendenca te mprehta. Gjithashtu 10 operacione jane zhvilluar ne shkalle kombetare dhe rajonale nga Drejtoria Kunder Krimit Ekonomik e Financiar. Jane goditur 16 organizata dhe grupe kriminale per krime te renda kunder personit e prones me 63 autore te arrestuar. Gjate ketij vitit rezulton se jane goditur 48 grupe kriminale me 220 autore te implikuar dhe proceduar penalisht kryesisht per korrupsion, shperdorim te detyres, kontrabande, falsifikim, vjedhje dhe abuzime. Ndersa jane goditur 36 grupe kriminale te trafikut dhe shperndarjes se lendeve narkotike me 149 persona te proceduar penalisht. Keto operacione kane cuar qe gjate 2007 te sekuestrohen 126 kg e 757.8 gr heroine, 12 kg e 863.6 gr kokaine, 6018 kg e 910.3 gr marijuane, si dhe te asgjesohen 177074 bime narkotike kanabis sativa. Po gjate analizes se djeshme u be e ditur se pergjate 2007 jane arrestuar 1121 persona ne kerkim, nga te cilet 79 jane vene ne pranga per vrasje.