E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj: E patolerueshme që policia të ndikohet nga tranzicioni i pushteteve

LEZHE – Krimet e rënda të regjistruara gjatë ditëve të fundit kanë detyruar Drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, që të zhvillojë një takim me drejtues të policisë së Pukës, Shkodrës dhe Lezhës.

Drejtori Burgaj theksoi nevojën e analizimit të situatës dhe paralajmëroi masa ndëshkuese ndaj drejtuesve që neglizhojnë detyrën.

Burgaj theksoi se është e patolerueshme që policia të ndikohet nga tranzicioni i pushteteve.

“Nuk duhet të ndikohemi nga periudha e tranzicionit të pushteteve dhe nga asnjë faktor tjetër në asnjë moment, por të vazhdojmë punën me korrektësi”,- deklaroi Burgaj.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›