E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosch Ngerci politik nuk mund te zgjase pafund

Ambasadori i OSBE-se Robert Bosch ne intervisten e tij shprehet se klasa politike sduhet ta zgjase pa fund ngercin politik por duhet ti japin zgjidhje. Ai shprehet se situaten politike do ta raportoje ne seancen e se enjtes te OSBE-se ne Vjene.
Po largoheni nga Shqiperia ne nje moment kur qeveria dhe opozita mbeten te vendosura ne qendrimet e tyre dhe kur zgjidhja per transparencen e zgjedhjeve te kaluara duket e larget pavaresisht thirrjeve te perseritura te komunitetit nderkombetar perfshire OSBE-ne dhe juve personalisht. A prisni te kete se shpejti nje zgjidhje N.q.s. po nga do te vije A do te nderhyje OSBE-ja per te ndermjetesuar nje marreveshje
Une jam nje optimist i lindur edhe per kete situate keshtu qe nuk shoh absolutisht asnje arsye se pse nuk mund te gjendet shume shpejt nje zgjidhje. Kjo sigurisht varet si zakonisht nga nje gje e vetme - vullneti politik. Ne fakt ka qene vertet zhgenjyese qe deri tani nuk ka pasur vullnet te mjaftueshem per ti dhene fund ketij ngerci. Aktoret vendas e dine qe te gjithe se ka kaq shume objektiva kombetare strategjike qe duhen arritur saqe nuk mund ta vazhdojne edhe aq gjate kete ngerc. Sa i perket Prezences ne do te ndihmojme nese na kerkohet por kesaj radhe do te me pelqente te shihja klasen politike te marre persiper autoresine e veprimeve te saj pa ndonje perfshirje te jashtme ne perputhje me ate cka ka thene edhe BE-ja. Do te habitesha shume nese Prezences i kerkohet se shpejti te ndermjetesoje per ndonje marreveshje. Kjo nuk do te thote se po te na kerkohej dicka e tille ne do te refuzonim. Megjithate nje argument bindes eshte se po te perfshihemi sic kemi bere me pare nuk do ta ndihmonim shume klasen politike vendase per te marre persiper autoresine e veprimeve te saj. Nje marreveshje perfundimtare e pranueshme per te gjitha palet do ta forconte se tepermi pozicionin e vendit ne arenen nderkombetare.
Te enjten ju do te mbani raportin e radhes para Keshillit te Perhershem te OSBE-se mbi situaten politike ne Shqiperi dhe mbi veprimtarite e OSBE-se. Ku perqendrohet kryesisht raporti
Raporti im do te beje nje permbledhje te ngjarjeve kryesore politike dhe programatike te vitit te kaluar. Kesaj radhe i kemi lene ndoshta pak me shume hapesire shqyrtimit te situates politike dhe sigurisht klimes politike qe lidhet me situaten pas zgjedhjeve te vitit 2009 dhe shtetit te se drejtes te cilat jane pasqyruar ne menyre te plote. Sa u perket zgjedhjeve pavaresisht gjithckaje tjeter qe po ndodh do te nevojitet nje vullnet me i madh politik per tu siguruar se zgjedhjet e ardhshme per qeverine vendore do ti plotesojne plotesisht standardet nderkombetare. Bazuar ne rekomandimet e raportit te fundit te OSBE/ODIHR-it duhet te filloje sa me shpejt qe te jete e mundur e te perfundoje nje proces konsensual reforme pas zhvillimit te nje procesi te pershtatshem konsultimi nje proces me nje qasje gjitheperfshirese.
Roli ndermjetesues i OSBE-se here eshte mirepritur e kerkuar e here kritikuar prej politikaneve shqiptare. Shembulli me i fundit eshte ai i disa muajve me pare kur ju folet per nje kompromis te mundshem midis paleve. Ne qofte se do te ktheheshit mbrapa a do te kishit zgjedhur te qendronit me i terhequr apo do te ishit perfshire edhe me aktivisht
Une kam reaguar dhe vazhdoj ende te reagoj duke ruajtur nje qasje me objektive. Shqiperia eshte nje vend sovran me udheheqes politike te cilet jane me se te afte ti zgjidhin vete gjerat pa nderhyrje nga jashte. Ne ate kohe BE-ja kerkoi qe partite politike ta zgjidhnin vete problemin pa ndihme nga jashte sic pritet nga nje vend qe aspiron te behet pjese e BE-se. Ideja se ciles iu referova atehere nuk ishte nje ide imja ishte sigurisht nje ide qe po diskutohej. Mua mu duk nje nisme e mire dhe shpresova se do te zbatohej pa iu futur publikisht ne me shume hollesira... Thene kjo kur ke jetuar dhe punuar ne nje vend me njerez kaq te mire e miqesore si ne rastin tim keto tre vjetet e fundit nuk mund te besh gje tjeter vecse te duash qe gjerat te shkojne mire. Motivet e mia kane qene gjithmone plotesisht te sinqerta e dashamirese. Por fakti eshte se eshte pothuajse e sigurt se cdo nivel ndermjetesimi i udhehequr qofte nga OSBE-ja qofte nga kushdo tjeter ne fund ka nje pale qe pretendon se ndermjetesuesi ishte ne njefare menyre i njeanshem gje qe nuk e ben ndermjetesimin aspak te lehte per ta thene ne menyre te zbutur.
Ju keni theksuar ne disa raste se parlamenti eshte vendi kryesor per debat politike. Si e shihni cilesine e ketij parlamenti Cfare ka bere OSBE-ja per ta permiresuar ate
Kuvendi shqiptar eshte zhvilluar pa dyshim shume gjate njezet vjeteve te fundit. Ai ka vazhduar sigurisht te zhvillohet e te punoje shume ne interes te popullit. Qe nga viti 2005 kemi pare shume zhvillime te rendesishme te cilat i kane cuar gjerat perpara ne nje drejtim shume pozitiv. Pjesa me e madhe e punes se hollesishme ne Kuvend per shembull ne komisionet parlamentare po ecen me hapa te shpejte dhe ne shume raste eshte tejet mbreselenese si per shembull ne komisionet parlamentare te Ekonomise dhe Sigurise Kombetare. Megjithate ngerci politik e ka penguar miratimin e nje sere ligjesh shume te rendesishme per te ardhmen evropiane te Shqiperise dhe ne do te donim te shihnim nje parlament qe punon me te gjithe kapacitetin e tij. Sa i perket punes se deputeteve besoj se seancat plenare te Kuvendit perbejne perfaqesimin e dukshem te institucionit dhe kur publiku sheh se disa nga te zgjedhurit e nje viti me pare sillen si ta them si te lodhur apo te ngarkuar emocionalisht kjo nuk ndihmon shume per rritjen e prestigjit te institucionit te Kuvendit. Deputetet e te gjitha ngjyrave politike kane nje pergjegjesi te rendesishme per te ngritur nivelin e debatit politik. Ne pjesen me te madhe te rasteve kjo ndodh vertet dhe ne nuk duhet ta harrojme por shpesh gjuha e perdorur ne debate le shume vend per permi-resime. Mbeshtetja jone per Kuvendin eshte perqendruar tek modernizimi i infrastruktures se rrjetit te teknologjise se informacionit forcimi i punes me komisionet parlamentare si dhe tek puna e vete komisioneve dhe e strukturave drejtuese. Se fundmi i siguruam Komisionit per Sigurine Kombetare edhe nje ekspert qe ka punuar me Sherbimin Informativ te Mbreterise se Bashkuar i cili do te beje disa rekomandime para finalizimit te projektligjit per mbikeqyrjen parlamentare te sherbimeve informative.
Si do ta pershkruanit punen tuaj gjate ketyre tre vjeteve Cilat kane qene ceshtjet/idete me te veshtira per tiu percjelle homologeve shqiptare
Tre vitet e mia ketu me kane rrembyer plotesisht dhe e kam shijuar cdo minute - te perpjetat por edhe te tatepjetat aty-ketu. Perpjekjet per te kuptuar kompleksitetet dhe te vecantat e politikes shqiptare kane qene nje shkolle per mua. Me ne fund kam arritur ne perfundimin se politika ketu eshte deri diku si nje mirazh ne shkretetire ne kuptimin qe ne momentin qe nje apo disa nderkombetare mendojne se ajo po i afrohet asaj qe mund te perkufizohet si realiteti papritur te zhduket nga syte. Kjo eshte ndoshta edhe shkaku qe politika ketu te rremben kaq shume. Nuk mund te them se kam pasur ndonje veshtiresi ne bisedat e mia me homologet e mi shqiptare. Gjate gjithe kohes dera e tyre ka qene e hapur dhe u jam shume mirenjohes per miresjelljen qe kane treguar ndaj meje gjate qendrimit tim ketu. Sa i perket ceshtjeve te ndryshme kuptohet qe ka ende nevoje per nje reforme madhore ne fushen e shtetit te se drejtes. Prezenca ka vazhduar te jete nje avokate e qendrueshme e reformes ne keto fusha.
Ju jeni shprehur hapur per nje gjyqesor te pavarur dhe per emerimet e reja qe duhet te bazohen tek kriteret profesionale. A kane qene te drejta emerimet e fundit te Presidentit ne gjykatat e nivelit me te larte Si i konsideroni sulmet e fundit te PD-se ndaj Presidentit Topi lidhur me kete ceshtje A i keni mbeshtetur nismat per heqjen e imunitetit te gjyqtareve
Po ne kemi rekomanduar qe te kete me shume transparence ne procesin e perzgjedhjes ne gjykatat e nivelit me te larte - madje edhe ne procesin e ngritjes ne detyre te gjyqtareve ne gjykaten e apelit. Pa nje transparence te tille eshte e veshtire te vleresohet nese emerimet kane qene te drejta apo jo. Sa i perket sulmeve ndaj te emeruarve nga Presidenti kemi vene re se ka mendime te ndryshme pikerisht lidhur me shkallen e autoritetit qe duhet te kete Kuvendi ne shqyrtimin e ketyre kandidateve. Megjithate ka pasur te pakten nje rast kur nje kandidat u hodh poshte pa pasur plotesisht mundesine qe te shpjegohej gje qe ne e konsiderojme per te ardhur keq. Heqja e imunitetit te gjyqtareve eshte nje teme e veshtire dhe nje ceshtje rreth se ciles ka argumente te forta nga te dyja palet. Nga njera ane imuniteti i gjyqesorit mund te sherbeje si nje instrument per te mbrojtur pavaresine e gjyqesorit nga nderhyrjet e pushtetit ekzekutiv. Me kete imunitet nga ana tjeter mund edhe te abuzohet per qellime korruptive. Ne kemi konstatuar se KLD ka filluar se fundmi ta heqe imunitetin ne disa ceshtje qe jane ne proces e siper ne vend qe te heqe nga puna gjyqtaret dhe kjo eshte nje levizje e shendoshe pasi i lejon prokurorise ta perfundoje punen e saj para marrjes se nje vendimi te formes se prere mbi fatin e gjyqtarit. Ne e mbeshtesim plotesisht ate cka ka thene publikisht KE per kete ceshtje vitin qe shkoi domethene per heqjen e pjesshme te imunitetit. Sa i perket Presidentit une e kam thene here pas here se e mbeshtesim Zyren e Presidentit si mbrojtesen kyce te shtetit te se drejtes ne kete vend por sigurisht qe kjo zyre ka gjithmone vend per tu bere me e forte.
Si do ta konsideronit punen e Prokurorise se Pergjithshme gjate ketyre viteve
Eumlshte e qarte se Prokuroria ka pasur nje pune shume te veshtire. Dihet se qe te dy Prokuroret e Pergjithshem te meparshem jane hequr nga puna pas procedurave te kritikuara nga Gjykata Kushtetuese keshtu qe kjo Prokurorja aktuale e Pergjithshme ka ardhur ne detyre duke qene e ndergjegjshme se te tilla sulme nuk jane te pamundura as kunder saj. Kemi pare disa hapa te guximshem te ndermarre nga Prokuroria e Pergjithshme ne ndermarrjen e disa ndjekjeve shume te njohura penale. Megjithate do te doja ta shihja kete institucion edhe me te konsoliduar per te bere te mundur nje qasje edhe me energjike ndaj hetimit te ceshtjeve qe lidhen me krimin e organizuar korrupsionin dhe proceset zgjedhore.
Mare me shkurtime nga gazeta Albanian Daily News

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›