E Diel, 1 Nëntor 2026

X- Factor ne Itali Dorina Leka kalon naten e pare

ROME- Dorina Leka ka kaluar me sukses naten e pare te edicionit te katert te shfaqjes muzikore X- Factor qe u transmetua mbreme ne Rai 2. X- Factor eshte nje spektakel teper i njohur ne te gjithe boten ku zbulohen talentet e reja ne muzike.

Vajza shqiptare e cila u perzgjodh nga nje seleksionim prej 80 mije konkurentesh nga i gjithe Italia dhe eshte nder 12 konkurentet per kete edicion.

24 vjecarja e lindur ne Tirane por me banim ne Trieste te Italise prej disa vitesh kendoi ne raundin e dyte me kenge Heavy Cross te Gossip. Sfidantet e tjere ishin Effetto Doppler me Its my life te Bon Jovit Stefano Filipponi me Notturno Manuela Zanier me Una ragione di piugrave Kymera me Frozen dhe Alessandra Falconieri me Grazie dei fior. Konkurentja e pare qe u eliminua breme eshte Alessandra Falconieri.
Kengetaret votohen nga nje juri e perbere nga Mara Maionchi Anna Tatangelo Elio e Enrico Ruggeri si dhe nga televotimi.

Ne nje interviste te botuar sot ne Gazeta Shqiptare Gjergj Leka babai i Dorines tregon si kishte mesuar nga e bija per spektaklin. Ai tregon se si ai dhe e bija jane teper te kenaqur per ku ka arritur me forcat e saj te jete nder 12 me te miret ne Itali. Kantautori i njohur shqiptar tregon se Dorina konkretisht ka firmosur kontraten me Sony-n me shtepine me te madhe diskografike boterore.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›