E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj Tani ne terren do te kete dhe femra police

I pranishem ne ceremonine e krijimit te sindikates se gruas ne policine e shtetit drejtori i pergjithshem i policise se Shtetit Hysni Burgaj ka ofruar mbeshtetje per forcimin e rolit te gruas ne polici dhe perfaqesim te denje te saj ne te gjitha strukturat deri ne terren. Burgaj theksoi se tashme grate do te gjenden kudo ku ka nevoje policia edhe ne strukturat me speciale si ne rastin e forcave RENEA ku se fundi ka aplikuar edhe nje femer. Sipas Burgaj femrat kane aftesi dhe dine te komunikojne me me etike nga gjithe te tjeret. Ai ka garantuar perkrahjen per te shtuar radhet dhe per te arritur perqindjet e organizatave te tjera duke shtuar se dy vitet e fundit jane pranuar 132 femra ne polici. Burgoj i beri thirrje femrave qe te vijne te luftojne mentalitetet e vjetra per tiu shmangur terrenit pasi gra duhet te kete ne kufi ne rend qarkullim rrugor dhe gjithandej. Ndersa ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth ka theksuar se barazia gjinore ne polici eshte nje model i cili ka sherbyer edhe si shembull per institucionet e tjera.Sipas tij OSBE-ja ka ofruar mbeshtetje per barazine gjinore ne shoqerine shqiptare. Ai ka theksuar se krijimi i sindikates se grave te policise do te beje te mundur arritjen e nje ekulibri dhe do te beje te mundur edhe nje sherbim me te mire te policise ne sherbim te komunitetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›