Sopranoja Nina Mula ne 80-vjetor
Sot ne hollin e Teatrit te Operas dhe Baletit nje ceremoni festive do ti dedikohet 80 vjetorit te lindjes sopranos Nina Mula. Do kete ekspoze kujtime interpretime etj duke u vleresuar si nje artiste e madhe. Nina Mula Odjankova eshte kengetare shqiptare soprano me origjine ruse. U lind me 23 nentor 1931 ne Izhevski Rusi. Pas mbarimit te shkolles pedagogjike ne qytetin e lindjes ne 1950 kryen studimet e larta per kanto prane Konservatorit P. I. Tchaikovsky ne Moske ne vitin 1950- 1955. Me pas kryen edhe nje kualifikim pasuniversitar prane Konservatorit te Moskes. Pas mbarimit te kursit ne vitin 1957 vjen ne Shqiperi dhe emerohet soliste prane TOB ne Tirane. Ne kete institucion vazhdon te punoje deri ne daljen e saj ne pension ne vitin 1976.
Njekohesisht qe ne vitin 1965 punon si pedagoge e jashtme prane Institutit te Larte te Arteve ne klasen e saj jane diplomuar me shume se 33 studente te cilet luajne nje rol aktiv jo vetem ne jeten muzikore shqiptare por edhe ne ate boterore si I. Mula E. Paruca etj.
Gjate aktivitetit te saj ne TOB Nina Mula ka realizuar me shume sukses nje numer te madh rolesh kryesore nga operat e kompozitoreve shqiptare si dhe nga literature boterore po gjithashtu edhe nje sere koncertesh me nje repertor te pasur dhe te larmishem si brenda vendit ashtu edhe jashte Shqiperise si ne Cekosllovaki Rusi Lituani Ukraine Letoni etj.