E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj ne Prishtine per krimin e organizuar dhe incidentin e Vokshit

TIRANE-Pas nje takimi ne Kukes mes krereve te larte te dy dikastereve te brendshme kryepolici i vendit Hysni Burgaj diten e djeshme ka shkuar per nje tjeter takim pune ne Prishtine. Aty thuhet se u takua me homologun e tij Reshat Maliqi ndersa mesohet se eshte diskutuar mbi masat konkrete qe jane ndermarre dhe qe do te ndermerren per nje sere ceshtjesh. Zyrtarisht nga faqja zyrtare e Policise se Kosoves behet e ditur se takimi eshte fokusuar mbi masat konkrete dypaleshe ne luften kunder krimit ne pergjithesi dhe atij te organizuar ne vecanti. Gjithashtu referuar ketij njoftimi saktesohet se kryepolici Burgaj eshte njohur me nga afer me perparesite e policise se Kosoves nderkohe qe sot do te marre pjese edhe ne nje trajnim policor ne Vushtri. Ndonese vizita e tij pason edhe nje takim te ministrit te brendshem Lulzim Basha ne Kukes me homologun e tij Bajram Rexhepi per asnjerin prej tyre nuk ka te dhena zyrtare. Nga burimet zyrtare te Policise se Shtetit mesohet se detajet e vizites se Burgajt do te mesohen pas kthimit te tij ne Tirane ndersa nuk behet e ditur se per clsquoka eshte diskutuar ne detaje. Nga te dhenat qe vijne nga Kosova mesohet se incidenti me deputeten Albana Vokshi qe ndodhi ne kufi pak dite me pare me nje efektiv te kesaj policie ka qene ne qender te bisedimeve edhe pse ne lidhje me kete pike refuzohet te flitet nga burimet si te policise ashtu edhe te ministrise.

d.b/BalkanWeb
Lidhje te tjera Vokshi policit kosovar Ti qenke kafshe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›