E Diel, 1 Nëntor 2026

Piramida PS con ceshtjen ne Prokurori U abuzua me fondet

TIRANEuml- Partia Socialiste ka depozituar ne Prokurorine e Pergjithshme nje padi penale ne ngarkim te funksionareve te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve per abuzime me fondet e akorduara per Qendren Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori e njohur si Piramida ne Tirane.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme te cilat pohuan se materiali denoncues i Partise Socialiste i depozituar ne kete institucion nje dite me pare mbeshtetet ne pese pretendime kryesore.

Ne piken e pare konsiderohen si te humbura fondet e akorduara nga Ministria e Kultures per projektin e adaptimit dhe shnderrimit te Piramides ne Teater fonde keto ne nje shume prej 130 mije eurosh. Se dyti pagesa per firmen e kontraktuar per zbatimin e projektit firma greko- shqiptare Orion sa amp ak amp art eshte mbi 2 miliarde leke. Se treti sipas PS MTKRS ka shkelur kodin civil duke prishur ne menyre te njeanshme kontraten me formen qe po kryen rikonstruksionin e Piramides. Se katerti Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori eshte shpallur monument kulture dhe ne kete rast shembja e saj shkel haptazi ligjin 9048 per trashigimine kulturore.

Kryerja e veprimeve dhe mosveprimeve ne kundershtim flagrant me ligjin nga ana e funksionareve te MTKRS i ka sjelle nje dem te konsiderueshem buxhetit te shtetit si dhe mund ti kete sjelle perfitime te padrejta personave te trete duke shperdoruar dhe cuar dem vlera monetare qe jane pasuri e te gjitheve thuhet ne materialin e referuar ne Prokurori nga Partia Socialiste.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›