E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi dhe Braçe bojkotojnë darkën e Ramës me anëtarët e kryesisë

Ben-BlushiKryeministri dhe njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, mblodhi dje në një darkë anëtarët e kryesisë së Partisë Socialiste.

Në këtë darkë ka munguar Erion Braçe dhe Ben Blushi, i cili kishte të planifikuar më parë një tjetër darkë, por me ambasadorin e SHBA, Aleksandër Arvizu.

Rama, me anëtarët e kryesisë, u gostitën nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili shtroi edhe darkën në hotel Leonardo pranë Shkëmbit të Kavajës.

Blushi ishte i vetmi nga Grupi Parlamentar Socialist që në debatin për programin e qeverisë së majtë ishte kritik dhe me kërkesa ndaj qeverisë së partisë së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›