Burgaj policise se Fierit Zbardhni vrasjen deputetit Xhindi
FIER - Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka kerkuar angazhim maksimal nga policia e Fierit per zbardhjen e vrasjes se ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi. Vetem pak dite me pare vellai i deputetit te vrare Ilir Xhindi u beri apel organeve kompetente qe te zbardhin ngjarjen e rende e cila dhe sot e kesaj dite ka mbetur ne kufijte e misterit. Nderkohe kreu i Policise se Shtetit u ka terhequr vemendjen vartesve te tij ne Fier duke kerkuar me force qe te hetohen gjithe krimet e pazbardhura dhe mbi te gjitha te hidhet drite mbi ngjarjen qe ka te beje me vrasjen e deputetit Xhindi. Ne menyre te vecante iu kerkoj strukturave te policise se ketij qarku qe te punohet maksimalisht ne bashkepunim me strukturat e Prokurorise per zbardhjen e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi - u shpreh Burgaj ne analizen e punes 9-mujore te bluve te Fierit. Nga analizimi i situates ne pergjithesi si dhe referuar treguesve te kriminalitetit per periudhen janar-shtator Burgaj tha se me kenaqesi verej se mbizoteron nje situate me tregues te permiresuar ne shume aspekte. Por me gjithe rritjen e fuqise zbuluese me 6 per kete vit kerkohet permiresim i metejshem i treguesve te punes per zbulimin e krimeve kunder prones. Gjithashtu vemendje te vecante numri nje i Policise se Shtetit i ka kushtuar dhe luftes kunder krimit te organizuar duke vene theksin per goditjen e aseteve dhe pronave te personave te inkriminuar.
GSH/BalkanWeb
GSH/BalkanWeb