E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Zgjedhjet e parakohshme enderrime fallxhore te opozites mazhoranca eshte solide

14-10-2010 / Gazeta 55

Zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta u shpreh dje se nuk do te kete zgjedhje te parakohshme pasi mazhoranca eshte solide. Nga ambasada gjermane ne Tirane ku zhvilloi nje vizite Meta ka komunikuar me mediat rreth zhvillimeve politike duke theksuar se zgjedhjet e parakohshme jane nje iluzion i opozites. Meta tha se sipas pretendimeve te PS-se do ishin bere me shume se njehere zgjedhje te parakohshme por duke shtuar se nuk shfaqet nevoja per nje zgjedhje te tille.
Shqiperia eshte nje vend jashtezakonisht demokratik. Secili ka te drejte te enderroje zgjedhje te parakohshme dhe zgjedhjet do te kishin ndodhur 300 here gjate ketij viti te pare te kesaj qeverie. Ndaj une i ftoj ne menyre miqesore te forcojne durimin sepse zgjedhjet do te mbahen pikerisht ne 28 qershor te vitit 2013. Dhe eshte e mira te paraqesin alternativa pasi duke shtene fall nuk ka as zgjedhje te parakohshme dhe nuk ka as mbeshtetje me shume nga votuesit dhe nga qytetaret- u shpreh zv/kryeministri Meta.
Me tej zv/kryeministri Meta vleresoi rolin e Gjermanise ne vendin tone duke theksuar se Gjermania eshte partner i vecante per Shqiperine pasi ka bere investime te rendesishme ne ekonomi si ne bujqesi dhe ne energjetike.
Ne rolin e Ministrit te Energjetikes Meta beri te ditur ne prononcimin e tij per mediat se se shpejti do te inaugurohet linja 400 kv Shqiperi-Podgorice.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›