ZMK kallezon penalisht kreun e PS-se Edi Rama per humbjen e 16 milione dollareve te SHBA-se per Gjykaten Administrative
Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve ka depozituar sot ne Prokurorine e Tiranes nje kallezim penal per kryetarin e Partise Socialiste Edi Rames me akuzen se i shkaktoi vendit humbjen e 16 milione dollareve donacione te SHBA-se duke mos votua ne parlament projektligjin per Gjykaten Administrative. Drejtuesi i ZMK avokati Altin Goxhaj tha sot pas depozitimit te padise se megjithese Ambasada e Shteteve te Bashkuara beri te qarte publikisht pasojat financiare per shtetin shqiptar nga mosvotimi ne Parlament i Gjykates Administrative nga grupi parlamentar i PS pasi sic dihet ligji kerkon votim te cilesuar cka ben te domosdoshem votimin edhe nga deputete nga Grupi Parlamentar Socialist Kryesia e Partise Socialiste vendosi qe ky ligj te mos votohet duke ndermarre keshtu nje veprim te qellimshem per te demtuar buxhetin e shtetit shqiptar me 16 milione dollare te parashikuara nga Departamenti i Shtetit Korporates Sfida e Mijevjecarit si ndihme per ngritjen e Gjykates Administrative. Sic dihet me 30 Shtator 2010 Grupi Parlamentar Socialist nuk pranoi te votoje ne bllok ligjin per Gjykaten Administrative duke iu bindur qendrimit politik te Partise Socialiste dhe te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise Neni 73 Deputeti nuk mban pergjegjesi per fjalet e shprehura prej tij ne Kuvend dhe per votat e dhena prej tij. Kjo dispozite nuk zbatohet ne rastin e shpifjes. cka e ben deputetin te papergjegjshem per veprimin apo moveprimin e kryer ne kete rast por inspiratori frymezuesi organizatori dhe nxitesi i ketij veprimi eshte kryer nga Kryetari i Partise Socialiste i cili nuk eshte i veshur me asnje lloj imuniteti papergjegjshmerie. Vetem 7 dite me pas perkatesisht me dt. 6 Tetor 2010 Ambasada e Shteteve te Bashkuara publikon nje deklarate te re per shtyp ku shprehet e e zhgenjyer per deshtimin per te miratuar ligjin mbi Gjykatat Administrative. Sic rezulton qarte nga deklarata per shtyp e Ambasades se Shteteve te Bashkuara mos votimi i deputeteve socialiste i inspiruar dhe i organizuar nga lidershipi i PS ku Kryetari Edi Rama ka pasur nje rol qendror ka sjelle demtimin e shtetit shqiptar- u shpreh Goxhaj.
Sipas tij deshtimi ne miratimin e ketij ligji ka cuar ne terheqjen e ndihmes se vazhduar te SHBA per perberesin e Gjykatave Administrative ne marreveshjen e Korporates Sfida e Mijevjecarit nje projekt afro 16 milione dollare.
Veprimtarite e planifikuara me pare qe tani nuk do te vihen ne zbatim nga Sh.B.A. perfshijne instalimin e nje sistemi elektronik te menaxhimit te ceshtjeve gjyqesore blerjen e pajisjeve mbikeqyrjen e sesioneve fillestare te trajnimit si dhe kryerjen e nje fushate ndergjegjesimi per te informuar qytetaret mbi ate se cilat do te kishin qene perfitimet nga Gjykatat e reja. Jo vetem kaq por pasojat shtrihen edhe me tej ne te ardhmen ku sic citohet nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara Mosmiratimi i ketij ligji do te ndikoje gjithashtu edhe ndonje shqyrtim ne te ardhmen te Statusit te Kompaktit te Korporates Sfida e Mijevjecarit si dhe mundesite perkatese per financim. Sic shihet nga keto te dhena rezulton se demi qe i eshte bere buxhetit te shtetit eshte kryer ne kushtet e dijenise se plote nga Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cili qellimisht eshte perpjekur te sabotoje shtetin shqiptar sic ka pohuar edhe vete ne dt. 8 Tetor ne takimin e perjavshem me gazetaret ku eshte shprehur ekzaktesisht Ne nuk jemi aspak te predispozuar qe ti japim Sali Berishes nje tjeter gjykate me te cilen ai te beje cte doje nderkohe qe pa pike dyshimi jemi te gatshem te japim gjithe kontributin tone per ti cuar te gjitha gjerat perpara duke zhbllokuar parlamentin permes hapjes se procesit te transparences- deklaroi me tej avokati Altin Goxhaj duke i veshur pergjegjesi te plota Edi Rames si organizatori i veprimit per demtimin e buxhetit te shtetit shqiptar me 16 milione dollare ndihme e popullit amerikan dhe nderkohe pasojat e ketij veprimi duket se kane demtuar haptazi edhe perspektiven e mbeshtetjes financiare te shtetit shqiptar nga ndihma e vyer e popullit amerikan.