E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgoset biznesmeni i ish-Uzines se Baterive, ndoti ambientin

BERAT- Gjykata e Apelit ne Vlore, burgos pronarin e ish-Uzines se Baterive ne Berat. Pas Shkalles se Pare, ka ardhur konfirmimi per izolim ne qeli ne mungese, per biznesmenin Pajtim Daja, i cili eshte arrestuar menjehere oret e vona te mbremjes se marte. Akuza e ngritur ndaj tij, ka qene "prodhimi i kundraligjshem te artikujve dhe mallrave industriale", ku si rezultat shkaktohej ndotja e zones ku ndodhej uzina. Daja, pronar i ish-Uzines se Prodhimit te Baterive ne kete qytet, u gjykua ne mungese dhe denua nga Gjykata e Rrethit te Beratit, per veprimtarine e paligjshme te perpunimit te plumbit nga baterite e mbetura ne kete ish-uzine, cka shkaktonte ndotjen e zones ku ajo ndodhet. Burime te komisariatit te policise bene me dije, se 52-vjecari u izolua ne paraburgim per te vuajtur denimin me 4 vjet burg, pas urdhrit te prokurorise dhe vendimit te gjykates. Ne daten 2 qershor te ketij vitit, Gjykata e Apelit ne Vlore dha denimin, duke lene ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare, ndersa policia ekzekutoi urdhrin, pas lokalizimit te biznesmenit. Daja, u arrestua vitin e kaluar pasi ushtronte veprimtarine e shkrirjes se plumbit nga baterite e mbetura te ish-uzines, qe ndodhet ne periferi te lagjes "Uznove". Pas alarmit te dhene nga banoret, Inspektorati i Mjedisit kreu disa kontrolle, ku u verifikua fakti i ndotjes. Daja, ishte ne arrest shtepie dhe me pas u gjykua ne gjendje te lire.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›