Ben Blushi, sfida e re e te majtes shqiptare
Albana Cakshiri
Partia Socialiste pas nates se gjate te 28 Qershorit duket e lodhur, teksa sfida qe kishte shpallur ne keto zgjedhje eshte kthyer ne nje goditje shokuese. Edi Rama qe vazhdon te drejtoje tash me "dhune" partine me te madhe te te majtes ne Shqiperi, eshte natyrshem protagonisti i humbjes ne zgjedhjet parlamentare. Por edhe kjo veper eshte konsumuar prej tij, megjithese shumekush mendoi qe politika e re pertej te majtes dhe te djathtes, nuk ishte asgje tjeter vetem nje dogme e radhes. Kjo pasi kjo fryme e re e Rames lexohet ndryshe. Partia Socialiste ndodhet qartazi ne nje udhekryq. Ne kaotizmin per te rindertuar veten, ne shpresen per te ndryshuar imazh, ne perpjekje per te sjelle nje lider te ri. Eshte krejt e natyrshme sipas leksioneve te demokracise ne bote qe kryetari i nje partie te madhe parlamentare si Partia Socialiste ne rastin konkret, te dorehiqet pas humbjes ne zgjedhjet e pergjithshme. Madje kjo behet me legjitime kur kete e shkruan qarte dhe statuti i kesaj partie. Por ora duket se ka ngecur per Ramen, qe nuk e sheh veten si nje te dorehequr, nuk e lexon humbjen si te tille, por ne te kunderten e saj te pavertete. Pertej profilit politik te tij ky veprim gati cinik nuk pritej, ne nje kohe kur kjo ka ngjare ne kohe te tjera dhe ne nje tjeter stad zhvillmi, pikerisht ne kete parti. Lideri historik i te majtes Fatos Nano nuk e ka patur aspak te lehte, por ka vepruar me dinjitet te pakten ne kete moment, kur eshte dorehequr. Ky cast duhet te mberrije edhe per Edi Ramen, megjithese mund te ishte formalizuar fill pas zyrtarizimit te humbjes te Partise Socialiste. Por teksa Rama eshte nje kapitull qe mund te jete ne faqet e tij te fundit, ne PS po troket nje epoke e re. Ardhja ne krye te saj e nje lideri te ri potencial, natyrisht do ti jape hapesiren e munguar ne mjedisin nderkombetar, por dhe do ti ndryshoje mendesine kesaj force politike me nje histori te larmishme ne politiken shqiptare te 19 viteve tranzicion. Koha eshte duke folur tashme per nje lidership te ri. Ai eshte Ben Blushi. Nje figure qe mund te cilesohet si e ardhmja dinjitoze e Partise Socialiste. Madje Blushi mund te jete sfida e kesaj partie. Ben Blushi shkrimtari politikan ka ditur te kete klas ne politiken e tij, madje te levize bukur edhe kur askush tjeter nuk do te kishte guximin ta bente. Kambana e tij e alarmit eshte ndiere kohe me pare edhe me kritikat qofte dhe ne doza te permbajtura ndaj kryetarit te tij. Porse gabimet e Rames ishin te njepasnjeshme. Me shpejtesine qe ato shtoheshin nuk mund te ndryshonin ndoshta fatin e Partise Socialiste e cila ishte destinuar te regjistronte humbjen e radhes. Kete here faji eshte i te gjitheve por ekskluzivisht i takon Edi Rames. Kjo pasi ai nuk guxoi te linte bashkine e Tiranes, te garonte si nje lider i vertete perballe votes popullore, qe merrte tjeter dimension ne kete rast. E kjo nuk ndodhi pasi frika ishte me e forte se bindja per fitore. E per me teper kjo nuk mund te sillte as nje te majte te bashkuar si e kishin kerkuar te gjithe, qofte dhe socialisti me i zakonshem i cepave te harruara te Shqiperise. Por Rama eshte kthyer ne nje kronike te bezdisshme te diteve te fundit se ciles nuk i jep shije asgje, per formen dhe permbajtjen qe ajo ka. E ketu Ben Blushi eshte ai me i duhuri. Eshte figura ne rritje e nje intelektuali por dhe e nje politikani qe di te mirebeje politiken, te "cmende" me letersine brilante te tij, te flase me gjuhen e nje politikani te kultivuar, qe di te pranoje humbjen dhe te kete vizion per te ardhmen. Nje Ben Blush ne keto momente ju duhet jo vetem socialisteve, por te ardhmes te te gjithe shqiptareve.