PS: Berisha, ky sekretar i Enver Hoxhes
Ka qene i menjehershem reagimi i Partise Socialiste, ndaj akuzave te Berishes. "Sali Berisha, njeriu qe grabiti zgjedhjet dhe mbylli ne terr votat e shqiptareve, duke penguar ne shkelje te ligjit transparencen e procesit zgjedhor; kryetari i nje partie qe s'ka bere kurre zgjedhje e s'ka pasur kurre debat te brendshem, sekretari i Enver Hoxhes qe ka mbledhur organizaten baze, per te persekutuar madje dhe internuar njerez, me pafytyresine e atij, qe pikerisht pse i ka bere te gjitha keto e shume te tjera, s'mund te kete me asnje fije turpi, ai u more sot e do te vazhdoje te merret me Partine Socialiste", ka akuzuar zedhenesja e PS, Armela Imeraj. Sipas saj, kjo eshte mundesia e fundit qe i ka mbetur, per te larguar vemendjen nga kriza e pergjithshme ku ka futur Shqiperine dhe shqiptaret. "S'ka faj!
Sali Berisha, di me mire se kushdo qe Partia Socialiste mund dhe do t'ia shkurtoje ditet e pushtetit te tij ilegjitim", tha ajo, ne reagimin ndaj deklarates se Berishes, se Rama perzuri mediat.
Reagimi i PD
Sot Edi Rama, ne apologjine e humbjes, serish akuzoi procesin zgjedhor, mohoi duke trilluar e mashtruar per te vertetat mbi kete proces, me i miri ne historine e vendit.
Ai deklaroi per mungese transparence ne procesin parazgjedhor.
Pergjigjen me te mire ia dhane qytetaret shqiptare, 1.4 milione e te cileve, moren leternjoftimet elektronike, duke hedhur poshte me percmim thirrjet e tij per te mos i marre ato.
Ne apologjine e tij te humbjes, Edi Rama, deklaroi se numerimi i votave nuk ishte transparente, nderkohe qe pa perjashtim te gjithe komisioneret e tij ne Berat, Tirane e Shkoder, kane firmosur cdo procesverbal e cdo tabele rezultatesh, pa asnje verejtje.
Ky numerim per here te pare u be me skanim dhe filmim te plote te fleteve te votimit, pra me transparencen me te larte ne historine e vendit, dhe Rama, pasi pa nje nga nje numerimin e votave te te gjithe Qarkut te Beratit, kuptoi se ai me ligesi e pabesi, po akuzonte komisioneret e Partise Socialiste, se nuk kishin numeruar me korrektesen me te madhe.
Edi Rama mobilizoi burime te medha presioni mbi Kolegjin Zgjedhor, me te cilat deshtoi sepse nuk ishte i zoti te paraqiste as proven me te vogel, per parregullsi ne numerimin e votave.
Per sa i perket largimit dhe mos largimit te tij nga kreu i PS, keto nuk jane probleme te Partise Demokratike por theksojme se krahasimi i pozites se tij, me ate te kryeministrit fitimtar, eshte shume i pafat.
Kercenimet e tij jane aq te padenja sac jane edhe perpjekjet e tij si humbes, per te damkosur zgjedhjet, vetem e vetem per te maskuar disfaten e tij.