Burgu i Zaharisë mbyllet së shpejti

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar se burgu i Zaharisë ku vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor do të mbyllet brenda këtij muaji. Sipas njoftimit të dënuarit do të transferohen për të vuajtur dënimin në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit në afërsi të Lezhës.
Burgu i Zaharisë, i cili është 4 kilometra larg qytetit të Krujës. Rreth 120 persona, për të cilët gjykata ka vendosur masën shtrim në Spitalin Psikiatrik dhe shtrim i detyruar, qëndrojnë në këtë burg. Autoritetet vazhdimisht kanë synuar ta mbyllin këtë burg, i cili nuk plotëson kushtet.