E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burnley, McDonald braktis skuadrën për pub-in

Nuk është e shkruar e zezë mbi të bardhë se lojtarët duhet të qëndrojnë në stadium pas zëvendësimit për të mbështetur skuadrën në humbje apo fitore.

Edhe pse shumica e tyre e bëjnë këtë, nuk e mendon kështu skocezi 21 vjecar i Burnley, McDonald. Ai u zëvendësua në mesin e pjesës së parë gjatë humbjes dërrmuese 1-6 me Man. City por për të ndjekur vazhdimin e ndeshjes zgjodhi një pub afër stadiumit.

Me t’u informuar, drejtuesit e klubit e kanë detyruar lojtarin të kërkojë falje publike, duke i mohuar rrogën edhe për 2 javët e ardhshme.

“E kam kuptuar se nuk ka qënë me vend dhe totalisht e gabuar ideja për ta parë pjesën e dytë jashtë stadiumit. Ishte një gabim i madh pasi duhet të qëndroja me shokët në Turf Moor për të mbështëtur klubin dhe shokët e skuadrës. Ishtë një mungesë e madhe respekti ndaj tifozëve dhe jam i ndërgjegjshëm për këtë. Dua të siguroj tifozët se do bëj të pamundurën për të ndihmuar skuadrën për të qëndruar në Premier League”, shprehet 21 vjecari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›