Dhun ndaj trajnerit t Bess

Ushtrohet dhunë ndaj trajnerit të Besës, Shpëtim Duro gjatë takimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë mes kavajasve dhe Shkumbinit.
Sipas burimeve, Duro është dhunuar nga kryetari i Bashkisë së Peqinit në tribunën kryesore.
Pas incidentit, trajneri i Besës ka rënë pa ndjenja për dhjetë minuta.
Ndërkohë është thyer edhe kamera e “Supersport” që po transmetonte takimin.
“Kam qënë shumë i shqetësuar dhe për gjysmë ore kam qënë në kujdesin e mjekëve. Në tunelin që shkon në dhomat e zhveshjes me del një person që nuk e dija se ishte kryetari i bashkisë, dhe më ka dhunuar me grushte. është një ngjarje shumë e rëndë dhe e turpshme”, është shprehur Duro pas incidentit.