Maradona: Mourinho, tekniku më i mirë

“Trajneri më i mirë i botës është Jose' Mourinho”. Kështu është shprehur trajneri i kombëtares argjentinase, Diego Armando Maradona.
“është i plotësuar, është shefi dhe për këtë e zgjedh”, ka shpjeguar trajneri i Argjentinës në një intervistë televizive.
Maradona ka deklaruar gjithashtu se vlerëson teknikun e Barcelonës, Pep Guardiola.
“Në turnetë e fundit ka fituar gjithcka dhe ka merita të mëdha”, deklaroi Maradona.