Burrel, 4 persona në pranga për kontrabandë
Burrel- Katër persona janë ndaluar nga policia nën akuzën e kontrbandës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se ata janë kapur në orët e vona të natës, nga policia e Dibrës, pasi janë kapur me një makinë të mbushur plot me viça.
“Në pranga janë vënë shtetasit Fatjon Zeqja, Naim Dedja, Pajtim Asllani dhe Elsin Kosiqi”- thanë sot burimet e policisë lokale. Sipas saj, të gjithë personat e ndaluar janë nga fshatrat e Peshkopisë dhe janë marrë me kontrabandë viçash.
Viçat janë marrë nga Maqedonia, përmes një rrugë kontrabande që tashmë është e njohur për policinë. Por, edhe me gjithë ndalimet dhe shoqërimet e vazhdueshme, sërish kontrabanda në këtë anë të kufirit nuk është vënë dot në kontroll.
Mbi katër shtetasit, sipas burimeve policore rëndon akuza e kontrabandës. Ndërkohë grupi hetimor po heton edhe për ndonjë përfshirje të mundshme të të tjerë personave në këtë rrjet kontrabande.