Burrel, 7 persona helmohen nga mishi i pulës, mes tyre 2 fëmijë
7 persona kanë mbërritur pasditen e kësaj të enjteje në spitalin rajonal të Burrelit me shenja helmimi. Pacientët ishin pjesëtarë të një dreke familjare dhe në përfundim të saj kanë shfaqur shqetësimet e para.
Dy prej tyre janë janë mjaftuar me marrjen e një serumi dhe kanë lënë spitalin, ndërsa gjendja e 5 pacientëve të tjerë ka qenë më delikate. Mes te intoksikuarve janë 2 fëmijë, 2 gra dhe 1 burrë, të cilët gjendjen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Srejtorit të shëndetit publik shkak i helmimit ka qenë konsumimi i mishit të pulës. Nga ana e saj policia e Burrelit ka nisur hetimin në lokalin ku është zhvilluar dreka.